Pjata me rrënjë shqiptare që do u serviret italianëve për Vit të Ri

26 Dhjetor 2022 | 11:09

TasteAtlas është një udhëzues që mbledh receta autentike, komente të kritikëve të ushqimit dhe artikuj kërkimor rreth përbërësve dhe pjatave.

Bazuar në votat e publikut për pjatat dhe gatimet më të mira, TasteAtlas ka bërë një renditje të  tillë ku kryesojnë gatimet italiane ndjekur nga pjatat greke, spanjolle, japoneze, indiane meksikane, turke etj.

Dhjetëshja më e mirë mbyllet me gatimet e Perusë. Gatimi shqiptar renditet i 68-ti ku ndër ushqimet më të mira vlerësohen gjiza, fërgesa, qofte, ballokume, tavë kosi.

Kuzhinieri Fundim Gjepali tha në një intervistë për Euronews Albania se kohët e fundit vëmendja është rikthyer sërish nga kuzhina tradicionale shqiptare, pas një prirjeje drejt gatimeve të huaja.

Kjo, sipas tij ka ardhur edhe për shkak të kërkesës në rritje të turistëve që vjen me rritjen e numrit të tyre vitet e fundit.

Ai tregoi pjatën e veçantë që u ka servirur klientëve italianë në restorantin e tij në Romë dhe që do të jetë edhe në darkën festive të Vitit të Ri; syltjash të kripur me tartar sipër.

“Në Romë kam bërë syltjashin e kripur me tartar peshku lart. Njerëzit e vlerësojnë shumë se kuptojnë shijen finale. Kur i shpjegojnë që janë bashkuar rrënjët me historinë profesionale e kuptojnë këtë shije të panjohur, por të shkëlqyer”, tha kuzhinieri.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Mos u largoni për pushime”, Gazetarja jep detaje nga komunikimi për deputetët: Mund të ketë seancë parlamentare shtesë

Gazetarja e Euronews Albania, Eksiola Shehu ka zbuluar detaje të reja lidhur me seancën e fundit plenare në Kuvend si dhe mbledhjen që pritët rë...
11:08 | 21/07/2026

Nga i nxehti ekstrem drejt reshjeve të shiut, parashikimi i motit për pjesën e dytë të korrikut

Meteorologia Lajda Porja në një lidhje live për Euronews Albania bëri parashikimin e motit dhe u shpreh se dita e sotme do të jetë dita...
10:36 | 20/07/2026

“Na pret një javë shumë e nxehtë”, meteorologia paralajmëron temperatura përvëluese deri në 40°C

E ftuar në një lidhje live për “Now” me Esmeralda Muljan, meteorologia Ladja Porja tha se, pas një fillimi normal të korrikut, pjesa e dytë...
10:15 | 13/07/2026