Plagosi 2 vëllezër në Tiranë dhe u fsheh në një hotel në Lushnjë, arrest 35-vjeçarit
Pas disa orësh ndjekje intensive policia ka arrestuar një 35-vjeçar, banues në Lushnjë i cili akuzohet se ka goditur me thikë dy vëllezër në Tiranë duke iu shkaktuar plagë të rënda.
Një 17-vjeçar i cili nuk kallëzoi krimin po procedohet në gjendje të lirë.
Ngjarja ndodhi në rrugën “Thoma Koxhaj” pas një konflikti për motive të dobëta. Autori i krimit u largua nga vendi i ngjarjes dhe në momentin që u kap në një hotel në qytetin e Lushnjës, iu gjetën dhe sekuestruan 1150 euro, sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë, si dhe mjeti prerës që dyshohet se ka përdorur për plagosjen e 2 vëllezërve.
Dy vëllezërit e dëmtuar ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.
LEXONI GJITHASHTU:
Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve
Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve