Plagosja me snajper e Çapjas dhe “Otit”, zbardhen krimet e urdhëruara nga Suel Çela
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka publikuar këtë të martë njoftimin zyrtar në lidhje me mega-operacionin e ndërmarrë në Elbasan, ku u godit një organizatë kriminale që merrej me trafikun e lëndëve narkotike nga Amerika Latina.
Rrjeti kriminal kishte bazën në qytetin e Elbasanit e shtrihte aktivitetin e tij në vendet e Bashkimit Europian dhe Amerikën Latine. Sipas SPAK kjo organizatë kriminale drejtohej nga Suel Çela, i shpallur në kërkim nga organet ligjzbatuese.
Ky operacion ka zbardhur gjithashtu disa ngjarje të rënda përfshirë atentatin ndaj Ardian Çapjas në vitin 2020, vrasjen e Bledar Muçës në Belgjikë dhe atentatin ndaj Elton Kilës i njohur ndryshe “Oti i Elbasanit”.
Tentativa për vrasjen e Adian Çapjas
Një nga ngjarjet e zbardhura nga SPAK është atentati ndaj Ardian Çapjas, i cili u qëllua me snajper në banesën e tij në Krastë të Elbasanit më 8 qershor 2020. Çapja mori një plumb poshtë supit, ndërsa pas ngjarjes ai u dërgua me urgjencë në spitalin e Traumës dhe iu nënshtrua një operacioni. Ky atentat ishte i treti ndaj Çapjas, pas dy atentateve të mëparshme në vitet 2016 dhe 2017. Hetimet e SPAK konfirmojnë se atentati ndaj tij u krye me urdhër të Suel Çelës, dhe se snajperisti Prekë Kodra është personi i dyshuar që kreu qitjen. Kodra rezulton një person i shpallur në kërkim për operacionin “Metamorfoza”.
Tentativa për Vrasjen e Elton Kilës
Gjithashtu, organizata kriminale që drejtohej nga Suel Çela ka qenë e përfshirë në disa tentativa për të eliminuar rivalët e saj, përfshirë dhe atentatin ndaj Elton Kilës, i njohur ndryshe si “Oti i Elbasanit”. Ky atentat, i realizuar me urdhër nga Çela, ka mbetur në tentativë. Hetimet e SPAK zbuluan se emri i Kilës është përmendur edhe nga i penduari i drejtësisë Henrik Hoxhaj, i cili ka dëshmuar se Nuredin Dumani kishte premtuar 70,000 euro për eliminimin e tij.
LEXONI GJITHASHTU:
SPAK kërkon rrëzimin e 23 kërkesave të Ilir Beqajt për dosjen “Sterilizimi”
Çmimi i ulët i grurit penalizon fermerët e Maliqit: Nuk marrim as djersën tonë
Shifrat/ Policia e Korçës bën bilancin e dy muajve, prioritet lufta kundër krimit dhe siguria gjatë sezonit turistik
- 11:00 SPAK kërkon rrëzimin e 23 kërkesave të Ilir Beqajt për dosjen “Sterilizimi”
- 10:57 Çmimi i ulët i grurit penalizon fermerët e Maliqit: Nuk marrim as djersën tonë
- 10:55 Shifrat/ Policia e Korçës bën bilancin e dy muajve, prioritet lufta kundër krimit dhe siguria gjatë sezonit turistik
- 10:47 Rrezikonin të mbyteshin pranë grykëderdhjes së Vjosës, shpëtohen 11 emigrantë nga Lindja e Mesme pasi lëshuan sinjalin SOS
- 10:38 Momente tmerri në Theth, guri bie mbi makinë dhe depërton brenda saj, turistët shpëtojnë për mrekulli (VIDEO)
- 10:31 Kryeministri Rama uron kryeministrin e ri të Ukrainës, Serhii Koretskyi: Shqipëria qëndron krah jush