Plagosja në lokalin në Librazhd: I riu u qëllua gabimisht, ja cili ishte objektivi

22 Shkurt 2023 | 16:17

Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme, në një lokal në qytetin e Librazhdit, ku mbeti i plagosur 35-vjeçari, Shpëtim Skura.

Nga veprimet hetimore dyshohet se 35-vjeçari është plagosur aksidentalisht nga shtetasi Albi Biçaku.

Qëllimi i këtij të fundit ishte të eliminonte një shtetas tjetër, pasi ky i fundit ishte konfliktuar me vëllanë e tij.

Gjatë kontrollit në banesën dhe në dyqanin e përbashkët të dy vëllezërve, policia ka gjetur 1 armë zjarri pistoletë, 1 kallëp me lëndë plasëse e programuar për shpërthim në distancë, municion luftarak dhe një sasi kanabisi.

Në vijim të veprimeve është arrestuar në flagrancë vëllai i autorit të dyshuar të plagosjes, ndërkohë që po vijon puna për arrestimin e Albi Biçakut

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

“Nga veprimet hetimore dyshohet se rreth orës 18:00, shtetasi R. B. (vëllai i shtetasit A. B.) është konfliktuar fizikisht me shtetasin R. H. Më pas, shtetasi A. B. ka shkuar në lokalin ku po qëndronte shtetasi R. H., ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të tavolinës ku ishte ulur ai dhe si pasojë është plagosur aksidentalisht në këmbë shtetasi Sh. S., i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në vijim të veprimeve për këtë rast, u arrestua në flagrancë vëllai i autorit të kësaj ngjarjeje, shtetasi R. B., 33 vjeç, banues në Librazhd, për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve luftarake dhe municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Arrestimi i 33-vjeçarit u bë pasi gjatë kontrollit në banesën dhe në dyqanin e përbashkët me vëllanë e shpallur në kërkim si autor i plagosjes, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 1 armë zjarri pistoletë, 1 kallëp me lëndë plasëse e programuar për shpërthim në distancë, 1 karikator automatiku, 1 krehër pistolete, 136 fishekë dhe rreth 560 gamë kanabis. Vijon puna për kapjen e shtetasit A. B”, thuhet në njoftimin e policisë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve

20 lekë të vjetra për kilogram. Ky është çmimi me të cilin fermerët e zonës së Muriqanit po shesin kastravecin, ndonëse në tregjet e vendit...
21:50 | 24/06/2026

Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka reaguar lidhur me protestën që po zhvillohet prej 25 ditësh në Tiranë, duke shprehur shqetësimin e...
21:39 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026