Plani franko-gjerman, Vuçiç: S’ka përparim në Evropë, nëse nuk bashkëpunojmë
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në fjalën e mbajtur mbrëmjen e së hënës tha se nuk është e lehtë të gjendet diçka në planin franko-gjerman për Kosovën që do t’i entuziazmonte përfaqësuesit e Serbisë.
Ai tha se ky plan de facto është bërë një kornizë e re negociuese për Republikën e Serbisë, shkruan Euronews Serbia.
“Që ta kuptojnë njerëzit, nuk ka përparim për ne në Evropë nëse nuk bashkëpunojmë për këtë çështje”, tha Vuçiç.
“Të gjithë ditët e fundit e kemi parë versionin e parë, i cili nuk ndryshon shumë nga versioni i dytë, në media të ndryshme, të ashtuquajturin plan franko-gjerman, që nuk është më kaq, por shumë më tepër se kaq. Por unë kam frike se askush nuk ka dashur të flasë për kontekstin dhe me çfarë po ballafaqohet Serbia në të vërtetë”, tha Aleksandër Vuçiç.
LEXONI GJITHASHTU:
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij
Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta