Mehmetaj: Vuçiç po bën lojë psikologjike, s’do të japë dorëheqjen
Gazetari Lirim Mehmetaj është shprehur se lajmi për dorëheqjen e Aleksandër Vuçiç, është një lojë psikologjike që po luan ky i fundit.
Në një intervistë për Euronews Albania ai tha se kjo lëvizje vjen pasi presidenti serb nuk e ka pranuar asociacionin e komunave me shumicë serbe.
Megjithatë ai theksoi se Vuçiç nuk do të japë dorëheqjen.
“Unë nuk besoj se Vuçiç do të japë dorëheqjen, është një lojë psikologjike që Vuçiç e bën në raport me votuesit e tij. Ajo që ka ndodh është se Vuçiç nuk e ka pranuar asociacionin e komunave me shumicë serbe dhe rrjedhimisht as nuk do shkohet në negociata për marrëveshjen finale.
Përshtypja ime është se asociacioni i komunave me shumicë serbe është pranuar nga pala kosovare. Kjo i është thënë Vuçiç në Beograd e tashmë është hapur rruga për negocimin e marrëveshjes bazë. Këtu është momenti kritik për Vuçiç, por që të japë dorëheqje nuk e besoj”- tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 22:49 “Më shumë se futboll”: Bosnja para ndeshjes historike me SHBA-në
- 22:47 Parashikimi i Maradonës në vitin 2018: Në Kupën e Botës 2026, amerikanët do të copëtojnë ndeshjet në katër pjesë për reklamat!
- 22:39 Rama shpërndan deklaratën e avokatit: Një hap konstruktiv, nuk kemi kohë të humbim me BE-në! Protesta duhet të dialogojë me qeverinë
- 22:37 ‘Peshkaqenët blu’ të Botërorit, pse Kepi i Gjelbër është surpriza më e bukur e eventit?
- 22:33 Statistika: Jo vetëm cilësi, por edhe sasi, Olise është lojtari që ka përshkuar më shumë kilometra në ekipin e Francës
- 22:25 Gjermania prezanton paketën e reformave, ulje taksash dhe ndryshime në pensione e tregun e punës