“Plani i Serbisë dështoi”, Shala: Radioçiç do të ketë fatin e Prigozhin

29 Shtator 2023 | 10:29

Analisti Drizan Shala, teksa foli në lidhje me sulmin që ndodhi në Kosovë, u shpreh se Policia e  Kosovës janë duke bastisur lokacione  në Veri të Kosovës.

Në  një intervistë për Euronews Albania, ai theksoi se Milan Radioçiç mund të ketë fatin e Yevgeny Prigozhin në Rusi, nisur nga politika që po ndjek Serbia këto kohë.

Mes të tjerash theksoi se Radioçiç nuk do t’i dorëzohet policisë së Kosovës, pasi përballet dhe me akuza të tjera.

“Policia e Kosovës nën udhëheqjen e Prokurorisë janë duke bastisur lokacione të caktuara.  Ajo që ndodhi në Kosovë ishte përtej një veprimi terrorist. Mund të themi se Policia e Kosovës do të shkojë sipas planit operativ. Sipas qëndrimit të politikës  serbe, Radioçiç do të ketë fatin e Prigozhin, por në territorin e Serbisë. Lë të nënkuptohet se ai ka pasur një mbështetje nga ana e Vuçiç, për sulmin në Kosovë, por mesa duket plani ka dështuar dhe ai duhet të marrë përgjegjësi për atë që ka bërë. Ai nuk do t’i dorëzohet policisë së Kosovës, pasi përballet dhe me akuza të tjera”-tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Na pret një javë shumë e nxehtë”, meteorologia paralajmëron temperatura përvëluese deri në 40°C

E ftuar në një lidhje live për “Now” me Esmeralda Muljan, meteorologia Ladja Porja tha se, pas një fillimi normal të korrikut, pjesa e dytë...
10:15 | 13/07/2026

Rama, Macron dhe Meloni nuk folën për mediat, gazetari i Euronews Albania zbërthen prapaskenat në samitin e NATO-s

Gazetari i Euronews Albania, Xhemajl Rexha në një lidhje live nga Ankaraja ka zbuluar prapaskenat e mbërritjes së liderëve në samitin e NATO-s dhe arsyet...
10:25 | 08/07/2026

Ish-këshilltari i Clinton: Sazani i rrënuar, investitorët do derdhin miliarda dollarë për ta ndryshuar

Ish-këshilltari i presidentit Bill Clinton, Christopher Hyland, i ftuar këtë të hënë në studion e Euronews Albania me Esmeralda Mulaj, në një sërë çështjesh të...
12:24 | 29/06/2026