“Po afrojnë temperaturat tipike të dimrit”, Hakil Osmani: Kur priten reshje bore
Shqipëria duket se e kaloi vitin 2023 pa pasur një dimër të ftohtë, e po ashtu ka nisur edhe viti 2024. Ditët e para të këtij viti ndonëse me vranësira kanë qenë me temmperatura të larta por nga parashikimi i motit, duket se pranverra nuk do të zgjasë shumë.
Hakil Osmani nga Meteoalb ishte i ftuar në një lidhje direkte për Euronews Albania tha se në 10 ditëshin e dytë të janarit, pritet që dimri të vijë i acartë. Ai tha se pritet që në mesin e janarit temperaturat të ulen ndjeshëm e madje në zonaat malore do të kemi edhe rreshje bore.
“Deri ditën e shtunë, do të kemi temperatura të larta deri në 18 gradë celsius, duke u dukur më shumë si pranverë se sa si mesi i dimrit. Deri ditën e shtunë, kushtet e motet do mbeten nën ndikimin e vranësirave, ndërsa rreshjet e shiut do të jenë të pakta. Pasditia e të shtunës mund të ketë rrebeshe shiu, ndërsa ditën e diel temperaturat do të jenë më tipike dimri. Dita e dielë do ketë temperatura rreth 15 gradë celsius, ndërsa vlera minimale do jetë 1 apo 2 gradë celsius. Ditën e shtunë ka sinjale që do të ketë fuqizim të ndikimit të erës mbi 75 kilometra, gjë që do të jetë mjaft problematike.
Sinjalet janë që 10 ditëshi i dytë i Janarit të sjellë një rënie të temperaturave të ajrit. Do kemi një rënie të ndjeshme dhe do të ndiejmë atë të ftohtin e acartë. Në momente që kemi prezente rreshje, do të jenë në formën e dëborës, pasi në zonat malore, pritet që do kemi rreshje të flokëve të dëborës”,-tha Hakil Osmani.
LEXONI GJITHASHTU:
- Masat ndaj zjarreve/ Balla: Urdhërova të bëhen inspektime në shkallë vendi
- Ishte shpallur në kërkim për një vjedhje, arrestohet 31-vjeçari në Durrës
“Nga kush distancohem prej protestave”, Flet avokat Matlija: Protagonizmi është i popullit!
“Mos merrni Ozempic pa recetë, vetëm me rekomandim”, mjekja: Do monitorim strikt
Astrofizikani flet për Euronews: Ju them ku janë alienët dhe sa mundësi ka që të prekin Tokën
- 09:15 Mbyllja e tre grupkapitujve me BE-në, reagon Ambasada Gjermane në Tiranë
- 09:09 17 anije tregtare kaluan të martën në Ngushticën e Hormuzit
- 09:01 Piloti që shpëtoi 155 jetë dhe bëri histori në Hudson, diagnostikohet me Alzheimer
- 09:00 Pasuri të pajustifikuara, Prokuroria e Tiranës sekuestron apartamente e garazh të të dënuarit për trafik droge
- 08:53 Trump paralajmëron sërish Iranin: Nuk do të mbetet asgjë nëse nuk arrihet një marrëveshje
- 08:42 Florida ekzekuton një nga të burgosurit e saj më të vjetër, injeksioni i 10-të vdekjeprurës këtë vit