“Po kandidon për një non grata”, Ergys Mërtiri: E pamundur që Këlliçi të fitojë
Ergys Mërtiri, tha se është e pamundur që Belind Këlliçi të fitojë Bashkinë e Tiranës përballë Erjon Velisë.
I ftuar në Euronews Albania ai tha se nuk ka asnjë mundësi që zoti Këlliçi të fitojë pasi ai po kandidon për një drejtues politik non grata. Sipas Mërtirit Sali Berisha është në momentin më të shëmtuar politik e njerëzit nuk do duan të votojnë kandidatët e tij.
“Zoti Këlliçi mund të ketë me seriozitet kandidimin e tij, por mua më duket shumë larg dhe e pamundur që ai ta mundëq në kushtet ku është opozita. Zoti Këlliçi mund të jetë një kandidat i mirë, por kandidon për një drejtues politik non grata. Kandidon për zotin Berisha i cili rikthehet, i cili përçan partinë e vetë, i cili e fut në luftë civile partinë e vetë për interesa të tija personale, i cili pasi ka qeverisuar dhe është larguar me 1 milionë vota, rikthehet.
Zoti Berisha është në momentin e vetë më të shëmtuar të historisë së tij politike. Të kandidosh si kandidat i zotit Berisha, për mua nuk mund të ketë gjasa të fitojë. Unë mendoj se do thellohet abstenimi”,-tha Ergys Mërtiri.
LEXONI GJITHASHTU:
- Zbardhen emrat e 2 kandidatëve të mundshëm të Alibeaj për Tiranën
- Pas disa muajsh mungesë Gjekmarkaj rikthehet në PD, i bashkohet grupit të Alibeaj
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 16:08 Netanyahu paralajmëron Iranin: Nëse sulmohemi do të jetë një ngjarje ndryshe, shumë më e fuqishme
- 16:06 Deklarata e ministres serbe, PD kërkon shpalljen “non grata” të Snezhana Paunoviç dhe paditjen për nxitje të gjenocidit
- 16:05 Operacioni i fshehtë ‘Maçoku me çizme’ për Teheranin! Si do të përdoreshin kurdët për ndryshimin e regjimit
- 16:02 Nëntë të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza, mes tyre dhe një fëmijë 10-vjeçar
- 16:01 Ministri Salla takim me fermerët në Korçë: Dëmshpërblimet për përmbytjet do jepen së shpejti
- 15:54 Lamine Yamal kundër Mbappe, yjet e La Ligës gati për përballjen e Kupës së Botës