“Po sjellim punonjës nga Nepali dhe India”, ekspertja: Ja ku do të punojnë
Ekspertja e punësimit, Kumrie Zika tregoi në një intervistë për “Good morning Albanians” në Euronews Albania se është në proces për të sjellë punonjës nga Nepali në Shqipëri dhe nga India në Kosovë. Me këtë të fundit është pak më problematike pjesa e vizave.
Zika tha se 5 qytetarë nga Nepali do të vijnë për të punuar në sektorin e gurores dhe 5 të tjerë do të punojnë në bujqësi. Ndërkohë indianët që pritet të vijnë në Kosovë do të punojnë në fushën e ndërtimit.
“Në bujqësi po sjellim traktoristë. Kemi kërkuar një rrogë 500 euro. Punëdhënësi ofroi 400, ne i thamë është shumë pak sepse 400 do të paguash punëtorin e thjeshtë dhe nuk bën sens që ti me këtë rrogë të paguash dhe dikë që e kërkon me eksperiencë dhe ramë dakord që fillimisht ta paguajë me 500 euro,” – u shpreh Zika.
Mungesat e fuqisë punëtore në Shqipëri sa vijnë e po shtohen në të gjitha qytetet, sidomos në fushën e turizmit, por jo vetëm aty pasi mungesa të theksuara duket se ka edhe në sektorin e bujqësisë apo ekonomisë.
Për këtë arsye Shqipëria do të duhet të punësojë çobanë, muratorë dhe bujq nga Nepali, Sri Lanka dhe India. Mungesa e klasës punëtore është një nga problemet kryesore që haset vendi ynë, sidomos në këtë periudhë ku sezoni veror është duke nisur.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut