Kadilli dhe Shabani kritika për procesin ndaj Berishës: Gjykata po e toleron

27 Dhjetor 2023 | 15:47

Kreu i Nismës Thurje Endri Shabani ka komentuar kërkesën e masës së sigurisë ‘arrest shtëpie’ për Sali Berishën.

Në një intervistë për Euronews Albania, ai theksoi se në këtë rast Berisha duhet të ishte në burg dhe të mos takohej as me familjarët duke theksuar se Gjykata është treguar shumë tolerant ndaj tij.

“Kodi i procedurës penale përcakton se kush është mënyra e ekzekutimit të kësaj mase sigurie. Në këtë rast Berisha duhet të ishte në burg, ku nuk do kishte as akses në telefon as akses te familjarët, por do kishte mundësi vetëm të dilte për ajrosje. Gjykata Prokuroria janë treguar goxha tolerantë me Berishën, që ai të tregoj në shtëpi. Ka goxha shtëpi  të madhe. Është treguar goxha tolerant me Berishën, krahasuar me personazhet e tjerë politik, që sot janë në burg. Ishte një zgjidhje me koherencë të plotë të Berishës, nuk do përfundonte në masë me arrest në shtëpi nëse do ishte paraqitur më Gjykate”-tha ai.

Nga ana tjetër ish-deputeti Fatbardh Kadilli ka kritikuar Berishën duke thënë se ai ka shkelur ligjin që në momentin që nuk i është bindur Gjykatës.

“Mosbindja e Berishës ndaj vendimit të Gjykatës, në vetvete e ka shkelur ligjin. Ka proces ligjor.  Berisha nuk është larguar asnjëherë nga partia demokratike”-tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje

Deputeti i Partisë Socialiste, Etjen Xhafaj, zbuloi në një intervistë për Euronews Albania, detaje nga vizita e kryeministres italiane, Giorgia Meloni, në Shqipëri ditën e...
15:45 | 04/06/2024

Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Kreshnik Osmani, ishte i ftuar këtë të premte në Euronews Albania, ku komentoi shpalljen e Donald Trump fajtor për 34 akuzat...
16:17 | 31/05/2024

Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë

Eksperti për çështje ndërkombëtare, Ledion Kristafi, ka analizuar situatën në Rafah, pas ndërhyrjes së forcave izraelite nga toka dhe ajri. Në një intervistë për Euroneës...
14:15 | 29/05/2024