Po zhvasin shumë të mëdha, Ndoi: Ja si të dalloni “kriminelët” kompjuterikë

24 Qershor 2024 | 14:49

Dy ditë më parë, kryeministri Edi Rama iu drejtua qytetarëve me një apel, që të bëjnë kujdes nga një lojë mashtruese me kompjuterë që po zhvat shuma të mëdha parash. Rama iu kërkoi qytetarëve të tregohen të kujdesshëm dhe të mos bien pre e këtyre lojërave kriminale, që dërgojnë mesazhe të rreme në emër të personave publikë.

Lidhur me këtë, policia ka shpallur në kërkim shtetasin Florian Gjergji, për shkak të skemave të njëpasnjëshme të mashtrimit, ku prej kanë rënë zyrtarë të lartë dhe biznesmenë.

Gentian Ndoi, drejtor për hetimin e krimit ekonomik e financiar tha në një intervistë për Euroneës Albania se mashtrimi që po ndodh së fundmi është përmes telefonatave në emër të personave të njohur.

Ai tregoi se janë të paktën 5 raste të dokumentuara ku bëhet fjalë për mashtrime me shuma të mëdha.

“Në pjesën më të madhe të rasteve subjektet nuk kanë pranuar t’i japin shumat pasi kanë lajmëruar policinë. Autorët marrin informacion mbi mundësitë financiare të viktimës dhe punojnë për ta ndërtuar skemën e mashtrimit. Shfrytëzohen emra politikanësh, kryetarë bashkish, shohin nëse ka lidhje viktima me këta persona. Në asnjë rast nuk kemi identifikuar një person që i ka ardhur një mesazh nga një person që nuk e njeh. subjektit që i vjen një mesazh i tillë, duhet ta verifikojë përmes komunikimit me këtë subjekt që njeh nëse bëhet fjalë për të njëjtin person, në të kundërt të lajmërojë policinë”, tha Ndoi.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gazetari jep detajet: Ja skenari që pritet të ndodhë nesër në PD, kush ikën dhe kush vjen

Partia Demokratike pritet të zhvillojë ditën e nesërme zgjedhjet për strukturat e reja drejtuese, ku disa prej figurave aktuale të partisë pritet të kërkojnë një...
17:09 | 14/07/2026

Ministri Nufi zbulon kush e vendos datën për Samitin e NATO-s në Tiranë

Ministri Ermal Nufi në një intervistë për Euronews Albania me Thimi Samarxhiun ka folur lidhur me përzgjedhjen e Tiranës si mikpritëse e krerëve të NATO-së...
14:31 | 10/07/2026

Misioni në Gaza, ministri Nufi për Euronews Albania: Shqipëria do dërgojë oficerët e shtabit

Shqipëria do angazhohet fillimisht me oficerë shtabi në misionin ndërkombëtar stabilizues në Gaza. Lajmi u bë i ditur nga ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, në...
14:28 | 10/07/2026