Polemika në “San Siro”, Liverpool fiton ndaj Interit me një penallti të diskutueshme
Liverpool-i ka marrë një fitore me shumë vështirësi në transfertë ndaj Interit, në një ndeshje ku nuk munguan polemikat.
Një gol i mesfushorit Szoboszlai vulosi ndeshjen mes Interit dhe Liverpool-it, ku kampionët e Anglisë morën 3 pikët e radhës në Champions.
Një 90-minutësh i karakterizuar nga polemikat e vazhdueshme, kjo për shkak të vendimeve jo të zakonshme të gjyqtarit gjerman, Felix Zwayer.
Ky i fundit anulloi një gol të Liverpool-it, vendim që u duk i pasaktë, dhe si për të balancuar gjërat akordoi një penallti për të kuqtë në fundin e sfidës.
Një 11-metërsh që, sipas ekspertëve të futbollit, kurrsesi nuk mund të akordohej.
Gjithsesi, ajo gjë ndodhi dhe Szoboszlai e ktheu në gol, duke i dhënë fitoren të kuqve.
Në përgjithësi e gjithë ndeshja ishte në një ritëm mesatar, edhe pse pritej shumë nga të dyja ekipet, që janë ndër më të mëdhatë në kontinentin e vjetër.
Në duelet e tjera morën 3 pikët Barcelona, Bayern, Atletico Madrid dhe Tottenham. Surpriza e mbrëmjes ishte Atalanta, që mposhti në shtëpi Chelsean me shifrat 2–1.
Monaco, Marseille dhe Olympiacos po ashtu morën fitore, teksa ajo që bie në sy është se përgjatë së martës nuk u regjistrua asnjë barazim.
Udhëheqësi i ri suprem i Iranit betohet për hakmarrje: Do të paguajnë për gjakun e babait tim
Mbi 1 mijë banorë pa ujë të pijshëm në Mokër, situatë problematike në 8 fshatra të Pogradecit
Pas ankesave të qytetarëve dhe shqetësimeve të deputetëve, Autoriteti i Konkurrencës nis monitorimin e çmimeve të shportës
- 22:00 Dita e 42-të, nis marshimi i qytetarëve, gazetarja tregon intenerarin e rrugëve ku do të protestohet
- 21:52 Avokati Serjani: Në shesh na mban arroganca kundër qeverisë!
- 21:33 Ekonomisti Muharremi: Review-të negative po shkatërrojnë Pasuritë Kombëtare, e njoh mirë turizmin
- 21:22 “Kuvendi Kombëtar mund të krijojë një lëvizje apo parti?” Armir Shkurti tregon si do organizohet
- 21:03 Kupa e Botës, Justin Bieber i është bashkuar listës së yjeve që do të interpretojnë në ndeshjen finale
- 20:53 Libani konfirmon pjesëmarrjen në raundin e ardhshëm të bisedimeve me Izraelin