Policia e Kosovës nis hetimet për abuzimin e një të mituri
Policia e Kosovës njoftoi të martën se ka nisur hetimet për veprën penale të “dhunimit”, pas dyshimeve për abuzimin e një të mituri. Policia ka thënë se më 15 dhjetor e ka pranuar një informacion në stacionin në Fushë Kosovë për dyshimet se një i mitur është dhunuar.
Sipas njoftimit, institucioni po punon në identifikimin e të dyshuarit, dhe nuk ka ofruar më shumë hollësi për rastin. Sipas autoriteteve të sigurisë, dyshimet sugjerojnë se i mituri ishte kontaktuar përmes rrjeteve sociale dhe ngjarja dyshohet të ketë ndodhur diku në territorin e Ferizajt.
“Specialistë të policisë për hetimin e rasteve të tilla, në bashkëpunim me institucionet relevante, janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për zbardhjen e plotë të rastit”, u tha në njoftim
Ndërkaq, nga Prokuroria Themelore në Prishtinë konfirmuan për Radion Evropa e Lirë se prokurori i rastit është në fazën preliminare të çështjes dhe ka nisur mbledhjen e të gjitha informacioneve për këtë rast.
“Nuk mund të japin informacione të tjera sepse rasti ka të bëjë me të mitur dhe duhet të ruhet konfidencialiteti për mbrojtjen e të miturve”, tha zëdhënësja e Prokurorisë, Kaltrina Shala.
Më 2023, Gjykata Themelore në Prishtinë kishte dënuar me dyzet vjet burgim katër të akuzuar për dhunimin e një 11-vjeçareje në Prishtinë. Ky rast kishte nxitur reagim në shoqëri, kur u mbajtën edhe protesta për të kërkuar “dënim meritor” për të dyshuarit.
Kodi Penal i Kosovës parasheh dënime deri në dhjetë vjet burgim për veprën penale të dhunimit. Sipas Kodit, kushdo që e detyron një person tjetër të kryejë akt seksual pa pëlqimin e tij mund të dënohet nga dy deri në dhjetë vjet burgim.
Ndërkaq, nga tre deri në dhjetë vjet burgim mund të dënohet kushdo që e detyron dikë tjetër të kryejë akt seksual duke e kanosur përmes zbulimit të një fakti që do ta “dëmtonte rëndë nderin ose reputacionin e personi apo një personi të lidhur ngushtë me të”./ REL
LEXONI GJITHASHTU:
Heqja e imunitetit të Ballukut, zbulohet dita kur mblidhet Këshilli për Mandatet
Deklarata e ministres Paunoviç, reagon eurodeputeti gjerman: Pres që ajo të shkarkohet nga detyra
Ministrja serbe për Kosovën: Duhej të përdorja termin “deportim“, Sveçla është terrorist!
Haxhiu shtyn njoftimin për seancën e parë të Kuvendit, afati kushtetues deri më 7 gusht
- 20:23 BE u jep bizneseve më shumë kohë për të ulur prodhimin e tyre të karbonit, zbulohet kushti
- 20:15 Lamine Yamal dhe Pau Cubarsi pranë historisë në Kupën e Botës
- 20:13 Deklarata e ministres Paunoviç, reagon eurodeputeti gjerman: Pres që ajo të shkarkohet nga detyra
- 20:06 Krimea përballet me krizë karburanti dhe energjie, autoritetet ruse pranojnë përkeqësimin e situates
- 20:02 Dita e 48-të, qytetarët vijojnë protestën para Kryeministrisë
- 19:42 Polonia përgatit ligjin për “gjendjen para luftës”