Policia thirrje protestuesve të lirojnë rrugët menjëherë: Ndryshe do ndërhyjmë

11 Mars 2022 | 20:18

Policia e Shtetit ka kërkuar nga protestuesit e mbledhur pasditen e së enjtes në Tiranë për të protestuar kundër rritjes së çmimeve të shpërndahen menjëherë dhe të lirojnë rrugët.

Përmes një njoftimi për mediat policia thotë se nëse kjo nuk ndodh, punonjësit e Policisë do të ndërhyjnë në zbatim të ligjit për të shpërndarë protestuesit.

“Nisur nga situata e krijuar, veçanërisht në Tiranë, ku grupe të rinjsh vijojnë të kundërshtojnë thirrjet e Policisë për t’u shpërndarë dhe për të liruar rrugët, Policia e Shtetit bën thirrje që personat që kanë bllokuar rrugën të shpërndahen  menjëherë pasi punonjësit e Policisë do të ndërhyjnë në zbatim të ligjit për të shpërndarë protestuesit, me qëllim lejimin e lëvizjes së lirë të automjeteve dhe qytetarëve”, thotë policia.

Protestuesit pas gati dy orë qëndrim para Kryeministrisë janë drejtuar për në sheshin “Skënderbej”.

Pjesa më e madhe e protestuesve janë studentë dhe të rinj. Ata bëjnë thirrje për lirimin e protestuesve që janë shoqëruar në komisariate gjatë dy ditëve të fundit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SPAK njoftim zyrtar: Goditet grupi i trafikut të drogës dhe pastrimit të parave, mes të dyshuarve edhe biznesmenë

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me finalizimin e një operacioni të gjerë ndërkombëtar,...
19:24 | 12/06/2026

Rama reagon sërish: Shënim i detyruar për ata që po shfrytëzojnë protestat për të rritur ndjekësit

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj asaj që në rrjetet sociale po etiketohet si “Revolucioni i Flamingove”, një lëvizje proteste kundër projekteve të zhvillimit në...
21:38 | 07/06/2026

“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit

Politologu Ermal Hasimja komentoi në emisionin Now në Euronews Albania vendimin e Gjykatës së Lartë që hodhi poshtë rekursin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj...
21:37 | 28/05/2026