“Poligamia e ndaluar që në 1928”- Juristja: Pse 3 gratë e kirurgut kanë përgjegjësi
Juristja Enida Bozheku është shprehur se poligamia në vendin tonë është e ndaluar që në vitin 1928, në kohën e Ahmet Zogut.
Komentet Bozheku i bëri në emisionin “Review” në Euronews Albania, ku u diskutua abuzimi seksual i 16 vjeçares në Tiranë nga kirurgu Dervish Hasi.
Bozheku tha se vendosmëria e 3 grave të kirurgut për të mos dëshmuar lidhur me ngjarjen mund të rëndojë pozitat e tyre, pasi sipas saj, ato mund të merren përgjegjëse, pasi janë moshë madhore dhe kanë qenë prezente në momentin kur abuzohej me të miturën.
“Kur ndërlidhet feja me ligjet e shtetit, kjo lidhet edhe me aftësitë e prokurorëve për të njohur të dy sistemet. Duhet të kesh njohuri qoftë për atë që është ligji, por edhe për interpretimet e imamit lidhur me martesën. Duhet kuptuar që ne jetojmë në një shtet laik, ka disa rregulla që duam apo nuk duam, që edhe nëse feja lejon disa gjëra, kjo nuk do të thotë se do i lejojë ligji. I mëshoj fort rikualifikimit të veprës penale nëse do të provohet.
Është ai i marrëdhënieve seksuale me dhunë nga mosha 14-16 vjeçare. Këtu kemi të bëjmë me elementin e dhunës psikologjike. Duhet një psikiatër kriminolog. Ai do të hyjë në një analizë të thellë të asaj që është konsesusi. Pra do të shihet momenti kur ka hyrë në klinikë gjyshja me vajzën. Pra këtu ka një sekret hetimor në hetimet për të miturit. Përsa i përket pjesës së poligamisë në vetvete, ligji e ndalon që në 1928 me kodin penal të kohës së Zogut, me arsye që lidhen me trashëgiminë. Që të jemi preciz, pastaj janë edhe kriteret e tjera.
Vajza do të bëhet analiza për aftësitë e saj psikologjike. Kur ke ciklin e parë ti je në gjendje të riprodhohesh, por kjo nuk do të thotë që ti mund të abuzohesh që në këtë moshë. Duhet hetuar raporti i tre grave. Tre gratë kanë heshtur para pyetjeve të prokurorit.
Ato janë të lira të mos shprehen deri në masës që nuk duan të japin informacion, por kjo keqëson pozitën e tyre, pasi ato janë 3 gra në moshën madhore që kanë qenë të pranishme gjatë aktit seksual. Pastaj duhet parë roli i prindërve, si kanë reaguar ndaj ndryshimeve të vajzës. Kodi jonë i familjes e lejon martesën edhe nën moshën 18 vjeç, por vetëm në raste shumë specifike dhe me lejen e prindërve. Kjo vjen nga Roma antike dhe quhet emancipacio”, tha Bozheku.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e 55-vjeçares në Shkodër, shkak dyshohet xhelozia. Deklarata e autori pas arrestimit: Nuk jam penduar
Vrasja e tregtarit Besnik Hida në vitin 2019 në Lushnje, SPAK përfundon hetimet
Ushtronin aktivitet këmbimi valutor pa licencë, Prokuroria e Beratit kërkon masa sigurie për 11 persona
- 11:19 Nesër koncerti i Kanye West, rrugët që bllokohen nga mëngjesi deri në mesnatë në kryeqytet
- 11:11 Presidenti libanez takim me shefin e ushtrisë, në fokus sulmet izraelite
- 11:07 Vrasja e 55-vjeçares në Shkodër, shkak dyshohet xhelozia. Deklarata e autori pas arrestimit: Nuk jam penduar
- 10:59 Burnham pritet të jetë kryeministri i ardhshëm i Britanisë, 322 deputetë laburistë e mbështesin në nominimin e parë
- 10:52 Vrasja e tregtarit Besnik Hida në vitin 2019 në Lushnje, SPAK përfundon hetimet
- 10:38 OKB: Vendet në zhvillim shpenzojnë më shumë për shlyerjen e borxhit të jashtëm sesa për arsim