Politikanë në rastin “Zhvatja”, ngrihet akuzë për deputeten e LSDM-së, Frosina Remenski
Rasti “Zhvatja” pritet të dominojë retorikën parazgjedhore në Maqedoninë e Veriut.
Së fundmi është ngritur akuzë nga prokuroria edhe ndaj deputetes së LSDM-së Frosina Remenski, për pjesëmarrje në këtë aferë, ku akuzohet ish Prokurorja Speciale Katica Janeva dhe showmen-i Bojan Jovanovski për zhvatjen e biznesmenit Jordan Kamçev.
Ndërkohë media të ndryshme kanë përmendur edhe ish-kryeministrin Zoran Zaev dhe persona rreth tij si të përfshirë në këtë aferë, por që u mohuan menjëherë nga LSDM-ja dhe prokuroria.
Deputetja Frosina Remenski akuzohet se duke shfrytëzuar autoritetin politik, i ka dhënë përkrahje Jovanovskit në operacionet e zhvatjes.
Kjo çështje shkaktoi reagime të forta në opinionin publik në Maqedoninë Veriut. Organet përkatëse vijojnë zbardhjen e rolit të personave dhe figurave të larta politike, të cilat akuzohen si të përfshirë në rastin “zhvatja”.
Gazetarja e “Euronews Albania”, Ferikan Iljazi, duke raportuar nga Shkupi për rastin “Zhvatja” tha se gazetari, i cili fillimisht e denoncoi atë si rast, sot ka publikuar edhe katër emra të tjerë me iniciale, që sipas tij, janë me poste të larta drejtuese në qeverinë e Zoran Zaevit.
“Zyrtarisht janë vetëm emrat që i dimë deri tani, me rastin “zhvatja” janë disa persona të përfshirë, aty është edhe ish-kryeprokurorja Speciale, Katica Janeva, ndërsa anëtari më iri është edhe deputetja aktuale nga radhët e LSDM-së, e cila njëkohësisht ishte edhe nënkryetarja e Kuvendit të Maqedonisë. Rasti sa vjen dhe po zgjerohet, jo zyrtarisht për momentin. Gazetari që edhe në fillim e denoncoi rastin “zhvatja” me iniciale të personave të përfshirë, tani përsëri ka dalë me katër emra të rinj, që thotë se janë me poste të larta në qeverinë aktuale të Zoran Zaevit, por përsëri i ka thënë me iniciale”-tha ajo.
Më tej gazetarja shtoi se ky rast po konsiderohet si skandali më i madh që i ka ndodhur shtetit të Maqedonisë së Veriut.
“Në rrjetet sociale kanë dalë disa emra, të cilët për hir të prezumimit të pafajësisë nuk do t’i them deri sa Prokuroria t’i marrë në pyetje ose të jenë në ndonjë hetim. Nga të thënat e para të gazetarit dolën të vërteta, unë vlerësoj se edhe denoncimet e tanishme që i ka bërë gazetari do duket që do dalin të vërteta. Ky është një prej skandaleve më të mëdha, që i ka ndodhur Maqedonisë së Veriut në një kohë moderne prej që është themeluar shteti, pasi hetimet po shkojnë deri në kreun më të lartë të qeverisë”-tha ajo.
E rëndë në RMV, gjenden të pajetë 3 shqiptarë nga Kosova në një automjet të përmbysur! Ishin zhdukur dy ditë më parë
Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme
Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut
- 10:11 Orban thirrje mbështetësve të ngrihen kundër ‘tiranisë’ së kryeministrit Magyar: Të rivendosim demokracinë
- 10:07 I akuzuar për lidhje me SHBA-në dhe Izraelin, Irani ekzekuton një tjetër të dënuar
- 09:52 Haxhiu: Të premten do të caktoj datën e seancës konstituive të Kuvendit
- 09:49 Pas pezullimit shumëvjeçar, SHBA rikthen fluturimet direkte drejt Libanit. Trump jep dritën jeshile
- 09:32 Manjatit malajzian i kërkohet të revokojë emërimin e kryetarit të portit, shkak lidhjet me Epstein
- 09:31 37.5 miliardë dollarë për luftën me Iranin, Hegseth paraqet raportin e ri në Senat