Politikani serb: Si dështoi plani i Vuçiç për dhunë dhe gjak në protestën 15 marsit

19 Mars 2025 | 11:02

Në një lidhje live për Euronews Albania, politikani serb Djordje Miketiç komentoi protestën e madhe të Beogradit të mbajtur më 15 mars dhe zhvillimet që priten pas saj.

Sipas tij, ishte parashikuar që protesta të provokohej dhe të shpërthente në dhunë dhe gjak, por falë protestuesve, ky skenar i rrezikshëm u shmang.

“Ky është një hap përpara për një Serbi më demokratike dhe paqësore, që ne e shpresojmë për vendin dhe rajonin gjithashtu. Asgjë nuk ka përfunduar. Dua t’ju them juve dhe shikuesve tuaj se kishte një skenar të Vuçiçit për të përfunduar këto protesta në mënyrë të dhunshme dhe me gjak, duke qenë se kishte shumë huligana në qytet, madje edhe përdorimi i një arme sonike kundër demonstruesve”, tha Miketiç.

Ai theksoi protestuesit ia dolën të organizonin sipas tij protestën më të madhe paqësore në Serbi ndoshta dhe në Evropë, dhe e cilësoi 15 marsin si një ditë historike.

“Kemi parë edhe njerëz të çuditshëm në çatitë e godinave, kështu që kishte një plan për të nxitur dhunë me këto armë dhe këta huliganë që ishin aty për të provokuar sherr dhe akte dhune. Fatmirësisht, kjo nuk ndodhi, pasi protestuesit e zhvilluan misionin e tyre në mënyrën më të mirë, duke protestuar paqësisht dhe pa dhunë, në kontrast me atë që tha Vuçiç para protestës. Edhe pse disa persona i goditën me gurë, protestuesit nuk iu përgjigjën. 15 marsi ishte një ditë historike për Serbinë dhe ka treguar përmasën e protestave që kemi pasur gjatë muajve të fundit. Kjo ishte protesta më e madhe në Serbi, ndoshta edhe më e madhja dhe paqësorja në Evropë”, tha Miketiç.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Na pret një javë shumë e nxehtë”, meteorologia paralajmëron temperatura përvëluese deri në 40°C

E ftuar në një lidhje live për “Now” me Esmeralda Muljan, meteorologia Ladja Porja tha se, pas një fillimi normal të korrikut, pjesa e dytë...
10:15 | 13/07/2026

Rama, Macron dhe Meloni nuk folën për mediat, gazetari i Euronews Albania zbërthen prapaskenat në samitin e NATO-s

Gazetari i Euronews Albania, Xhemajl Rexha në një lidhje live nga Ankaraja ka zbuluar prapaskenat e mbërritjes së liderëve në samitin e NATO-s dhe arsyet...
10:25 | 08/07/2026

Ish-këshilltari i Clinton: Sazani i rrënuar, investitorët do derdhin miliarda dollarë për ta ndryshuar

Ish-këshilltari i presidentit Bill Clinton, Christopher Hyland, i ftuar këtë të hënë në studion e Euronews Albania me Esmeralda Mulaj, në një sërë çështjesh të...
12:24 | 29/06/2026