Politikania e Serbisë: Ja ç’do ndodh nëse Kurti nuk bën Asosacionin e Komunave serbe
Politikania Vesna Peshic tha për “Balkan Talks” në Euronews Albania, se është urgjente që propozimi franko-gjerman të pranohet në propozimin e Ohrit dhe të zbatohet. Sipas saj nëse kjo nuk ndodh mund të ketë një konflikt tjetër në Evropë gjë që do jetë në favor të Rusisë, ndaj theksoi ajo, Kurti duhet të bëjë Asosacionin e komunave Serbe.
“Mirë. Z. Vuçiç pas Ohrit tha gjithashtu që ra dakord dhe e pranonte zbatimin e propozimit franko-gjerman. Ra dakord me gjithçka që u shkrua në Ohër. Por kur e lexova Marrëveshjen e Ohrin, problemi është se, së pari, e gjitha filloi, siç thatë edhe ju, sepse kishte gjithë kohës njëfarë mundësie konflikti mes Kosovës dhe Serbisë. Prandaj përmendët Shtetet e Bashkuara, Francën, Gjermaninë dhe shumë vende të tjera evropiane, në BE, që donin ta parandalonin dhe ishte urgjente. Sepse donin të parandalonin mundësinë e konfliktit mes Serbisë dhe Kosovës, sidomos në këtë situatë gjeopolitike, ku kemi luftën e tmerrshme të invazionit te Rusisë kundër Ukrainës.
Kam dyshimet e mia, nuk e kam lexuar në gazetë, por unë dyshoj se ne kemi organizata paraushtarake në Kosovë dhe dhe Wagnerin në Beograd; nuk e di nëse është plotësisht e vërtetë, por kam dyshime se mund të jetë kështu, disa njerëz po thonë kështu. Kemi edhe diplomatët rusë dhe nga ambasada të tjera evropiane, nuk e di saktësisht nga cilët vende, por të gjithë erdhën në ambasadën e Beogradit. Prandaj, ne kemi edhe televizionin “Rusia sot”, dhe ne jemi vendi i vetëm që ka propagandën ruse që mund të dëgjohet, unë për vete s’e dëgjoj, por e kemi.
Dyshoj se mund të jetë në favor të z. Putin nëse ka një konflikt tjetër në Evropë, që do të jetë mes Kosovës dhe Serbisë. Prandaj është urgjente që propozimi franko-gjerman të pranohet në propozimin e Ohrit dhe të zbatohet. Tani shohim që kemi disa konflikte në Kosovë nga policia, kanë rrahur serbët e me radhë. Por tani kuptoj tani se ne presim që z. Kurti, kryeministri, ta beje Asosacionin e Komunave me Shumice Serbe, dhe kur ai ta bëjë, është njëfarë realizimi i propozimit të Ohrit”,-tha Vesna Peshic.
LEXONI GJITHASHTU:
- “Serbët janë bërë aleatë të Rusisë kryesisht prej Kosovës”, Vesna Peshic: Ja pse
- Ukraina: Njësi të ushtrisë ruse po vendosën në Bjellorusi
Koloneli: Pasurimi i uraniumit, pika më e nxehtë, frika e Perëndimit është bomba bërthamore
Kreu i Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane zbulon planin e tre kongresmenëve për Kosovën në NATO
Rezolutë që Kosova të futet në NATO, Turdiu: Hap pozitiv për sigurinë, pengesë mbetet mosnjohja nga 4 vende
- 20:26 Trump bisedë telefonike me Netanyahun, i kërkon kryeministrit izraelit të tërheqë trupat nga Siria dhe Libani
- 20:23 “Si i komentoni protestat në Shqipëri?”, përgjigjet komisionerja Marta Kos
- 20:20 Protestat, Rama përgjigjet nga Brukseli: Gjysmë të vërtetat gjejnë gjithmonë e më tepër hapësirë
- 20:06 “Të vazhdohet progresi kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, Marta Kos: Reformat duhet të thellohen
- 20:05 Mbyllen negociatat për 3 kapituj, Rama nga Brukseli: Gur kilometrik në rrugëtimin e pakthyeshëm të Shqipërisë në BE
- 19:54 Trump: Sanksionet ndaj Rusisë mund të zgjerohen, do të synojmë edhe Iranin dhe Hezbollahun