Prag epidemie në Maqedoninë e Veriut, popullata po preket nga “kolla e keqe”

9 Shkurt 2024 | 17:32

Në Maqedoninë e Veriut pritet të shpallet zyrtarisht epidemia e “kollës së keqe”, pasi është shtuar numri i fëmijëve dhe të rriturve të prekur nga kjo sëmundje, e cila sulmon sistemin e frymëmarrjes.

“Apeloj deri te prindërit që vërejnë kollitje jo specifike, më të zgjatur, që përcillet edhe me probleme në frymëmarrje apo cijanozë, të paraqiten tek mjekët dhe të testohen, që të zbulohen sa më herët. Sepse edhe mjekimi në këtë rast është më specifik se sa në sëmundjet e tjera të frymëmarrjes”, thotë Besim Zeqiri, drejtor i Qendrës për Shëndet Publik.

Ndryshe nga vendet e tjera të rajonit, nga kolla e keqe deri më tani nuk është raportuar asnjë vdekje në RMV, por po merren masat maksimale parandaluese.

Epidemia me kollën e keqe në RMV i ka detyruar autoritetet shëndetësore që po ashtu të sjellin një vendim me të cilin të gjithë ata fëmijë të cilët nuk janë të vaksinuar me vaksinën Di Te Per të mos pranohen nëpër kopshte. Për këtë shkak gjatë ditëve të ardhshme do të ketë kontrolle të rrepta nëpër kopshte.

Deri më tani në territor të Maqedonisë së Veriut janë konfirmuar 24 raste me kollën e keqe, nga të cilët 14 janë në kryeqytet. Autoritetet shëndetësore bëjnë thirrje për vaksinimi sa më masiv.

“Do bëjmë çmos që të rritet numri i fëmijëve të vaksinuar. Ekipet po bëjnë thirrje të personave të pa vaksinuar dhe prindërve të fëmijëve që të vaksinohen”, shprehet  Zeqiri.

Autoritetet shëndetësore kujtojnë se vaksinat të cilat u bëhen fëmijëve nga mosha 0 deri në 7 vjeç janë kyçe për parandalimin e përhapjes së mëtejshme të sëmundjes.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026