“Pranoje ose pranoje”, analisti serb komenton qëndrimin SHBA-BE me Kosovën e Serbinë
Analisti serb Dushan Janjiç komentoi në një intervistë për “Balkan Talks” në Euronews Albania qëndrimin që do të mbajë BE dhe SHBA në shtator në lidhje me zbatimin e marrëveshjes së Brukselit dhe të Ohrit.
Sipas tij edhe Bashkimi Europian, edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vendosin zgjidhje përfundimtare sepse nuk ju intereson asnjë përshkallëzim i mëtejshëm i krizës në Ballkan.
“Jo. Jo, ata kanë kohë. Sidomos Uashingtoni që do të hyjë së shpejti në zgjedhje. Do të vazhdojnë, kongresmenët dhe ambasadorët e tjerë. Xhim Obrajan duhet të kalojë dëgjesën publike, pas kësaj do të krijojnë një skuadër shumë operative dhe efektive në Ballkan. Nuk dorëzohen. Ç’do të thotë “pranoje ose lëre”? Amerikanët apo të tjerët përgatitin disa alternativa dhe t’u thonë ta bëjnë këtë. Nëse në këtë situatë thonë “pranoje ose lëre”, ç’kuptim ka? Tregon se Hilli dhe të gjithë duan t’ia mbathin: ta lënë Vuçiçin dhe Kurtin ta zgjidhin me mendjen e tyre forcat politike, popujt e tyre. Atyre s’u pëlqen asnjë përshkallëzim i ardhshëm i krizës së sigurisë në Ballkan, jo vetëm për shkak të Ukrainës, apo të Moldavisë edhe për arsye të tjera.
Në fund të fundit për amerikanët, për shkak të zgjedhjeve; Biden ka investuar shumë verbalisht, edhe me disa hapa, përfshirë sanksione për Ballkanin. Si mund të shkojë në zgjedhje dhe të thotë që do të fitojë? Kush do t’i zgjedhë në Amerikë? Ata po mendojnë për këtë, jo për Kurtin, Vuçiçin, për mua apo për ju, fatkeqësisht,” – u shpreh Janjiç.
LEXONI GJITHASHTU:
Koloneli: Pasurimi i uraniumit, pika më e nxehtë, frika e Perëndimit është bomba bërthamore
Kreu i Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane zbulon planin e tre kongresmenëve për Kosovën në NATO
Rezolutë që Kosova të futet në NATO, Turdiu: Hap pozitiv për sigurinë, pengesë mbetet mosnjohja nga 4 vende
- 18:16 BE hedh poshtë pretendimet e administratës Trump se Gjykata Ndërkombëtare Penale kërcënon sovranitetin e SHBA
- 18:08 Shpërthen tuberkulozi në burgun federal të emigracionit në Kolorado, sëmuren 12 të burgosur
- 18:07 Kuvajti aktivizon mbrojtjen ajrore, ushtria: Po sulmojmë objektivat armiqësore
- 18:03 Ambasada ruse në Hagë: BE-ja po përgatit hapur një konflikt në shkallë të gjerë me Rusinë
- 17:57 Vrasja e emigrantëve meksikanë nga agjentët e ICE, Sheinbaum: Do të paraqesim padi penale
- 17:46 Starmer, kryeministri i parë i Mbretërisë së Bashkuar që merr medaljen “Legion d’Honneur” të Francës