Prençi: Gazetarë që kanë bashkëpunuar me krimin do shkojnë në prangat e SPAK

17 Qershor 2024 | 22:51

Ish-drejtori i policisë Shemsi Prençi tha në “Now me Erla Mëhillin” se 3 drejtorë të niveleve të larta në policinë e shtetit janë subjekte të SPAK.

Ai tha gjithashtu se me Metamorfoza 4 pritet të kemi mbi 40 urdhër-arreste ku mes tyre do të ketë edhe gazetarë, të cilët sipas tij kanë bërë lojën e grupeve kriminale.

“Është pak bombastike, por 3 drejtorë të nivelit të lartë të policisë së shtetit janë subjekte të SPAK. Dy drejtorë policie dhe ish-drejtorë policie, janë personazhe që kanë luajtur lojëra të dyfishta midis grupeve kriminale, kanë luajtur me dy krahë edhe me shtetin edhe me grupet kriminale, në këto momente, sturkturat e krimit të organizuar që suportonin dhe katapultonin këto personazhe janë dobësuar.

Metamorfoza 3 ka goditur së tepërmi këto grupe strukturore kriminale që kanë suportuar personazhe të dyshimtë në krye të policisë së shtetit. Për rrjedhojë, politika ka vendosur që një pjesë të tyre ti shesë dhe forma për ti shitur është nëpërmjet këtij formulari. Por mos të harrojmë se vettingu në polici ka nisur 6 vite më herët.

Shemsi Prençi tha se në operacioni “Metamorfoza 4” do ketë 40 urdhër-arreste, mes të cilëve do ketë edhe gazetarë.

“Do jenë disa punonjës policie të niveleve të larta, politikanë dhe gazetarë. Të gjithë ata që kanë bërë lojën e grupeve kriminale duke u treguar gjoja kurajoz e kanë dhënë krahun tjetër të interpretimeve politike. Unë e kam thënë se ka pasur gazetarë që kanë shkuar me peshë më të lehtë në Dubai e janë kthyer me peshë më të lehtë”,-tha Prençi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tentoi të vidhte me thyerje një market në Krujë, shoqërohet në polici 14-vjeçari

Një 14-vjeçar është shoqëruar në Komisariatin e Policisë së Krujës, pasi dyshohet se ka tentuar të vjedhë me thyerje një market në pedonalen e qytetit....
14:51 | 16/07/2026

Britania dënon deklaratat e ministres serbe për Kosovën: Të neveritshme dhe pa vend në shoqërinë e sotme

Ambasada britanike në Prishtinë ka publikuar një komunikatë, në të cilën thuhet se një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme britanike ka dënuar ashpër deklaratat e...
14:30 | 16/07/2026

Rama dhe Lamallari në Qendrën e Komandës dhe Kontrollit të “Smart City”: Detekton rreziqet në kohë reale

Është prezantuar këtë të enjte Qendra e Komandës dhe Kontrollit, një nga komponentët kryesorë të projektit kombëtar “Smart City”. Në ceremoninë ku morën pjesë Kryeministri...
14:18 | 16/07/2026