Presidenti Begaj takon Biden gjatë punimeve të OKB në Nju Jork
Presidenti Bajaram Begaj është takuar me kreun e Shtëpisë së Bardhë, Joe Biden gjatë punimeve të Këshillit të Sigurimit të OKB në Nju Jork.
“Miq dhe partnerë të bashkuar nga një aleancë vlerash”, shkruan Begaj në krah të fotos së publikuar në faqen e tij zyrtare në Facebook, ku shihet duke pozuar me presidentin Biden, zonjën e parë të SHBA Jill Biden dhe bashkëshorten e tij.
Begaj dhe delegacioni shqiptar, përfshirë kryeministrin Edi Rama dhe ministrin e Jashtëm Igli Hasani ndodhet që prej datës 14 shtator në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi Shqipëria këtë muaj mban presidencën e këshillit të sigurimit në OKB.
Një ditë më parë kryeministri Edi Rama drejtoi debatin e nivelit të lartë në Këshillin e Sigurimit të OKB, fokusi i të cilit ishin pasojat e agresionit rus kundër Ukrainës.
LEXONI GJITHASHTU:
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut