Presidenti i Urdhrit të Mjekut apelon për mbështetje: Kërkojmë siguri dhe mbrojtje
Mjekët shqiptarë përballen me sfida të shumta në ushtrimin e detyrës, duke nisur nga mungesat, presioni i pacientëve dhe pengesat administrative. Këtë e bëri të ditur presidenti i Urdhrit të Mjekut, Dritan Trepça, i cili në Ditën Ndërkombëtare të Mjekut apeloi për më shumë bashkëpunim për të lehtësuar punën e bluzave të bardha.
“Marrëdhënia mjek–pacient, sot është në një krizë besimi”, thotë Dritan Trepça.
Ai theksoi se përveç vështirësive në pesë vitet e fundit, numri i mjekëve që largohen nga Shqipëria ka rënë nga një vit në tjetrin.
“Përfshirja e siguracionit profesional për mjekët do t’i mbrojë ata përballë fataliteteve që nuk vijnë nga neglizhenca, por nga gabimet dhe mungesat në sistem”, thotë ai.
Presidenti i Urdhrit të Mjekut u shpreh se nevoja për mbështetje dhe mbrojtje ligjore për mjekët është urgjente, duke synuar të rrisë sigurinë dhe besimin në marrëdhënien mjek–pacient.
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 17:10 Sekuestrohen pasuri me vlerë 420 mijë euro në Tiranë, goditet trafikimi i drogës
- 17:09 Deklaratat për spastrimin etnik të Kosovës, eurodeputeti italian Gozi thirrje Vuçiç: Shkarko ministren Paunoviç
- 17:09 Gazetari jep detajet: Ja skenari që pritet të ndodhë nesër në PD, kush ikën dhe kush vjen
- 16:53 Rrezikuan pushuesit duke lundruar në afërsi të brigjeve të detit, sekuestrohen dy gomone. Gjobiten drejtuesit
- 16:45 Haxhiu dekreton Zejnullah Gashin për Kryeprokuror Shteti
- 16:45 Bombë me sahat? Plakja e popullsisë së Evropës sjell sfida