Presidentja hungareze: Mbështesim Shqipërinë në procesin e integrimit në BE

1 Qershor 2023 | 13:44

Presidentja hungareze Katalin Novak është e pranishme në një vizitë zyrtare në Shqipëri.

Sipas protokollit ajo mbajti fjalën e saj në Kuvend, duke shprehur aty mbështetjen për Shqipërinë dhe integrimin e saj në Bashkimin Europian.

Novak theksoi se integrimi europian do të na çojë drejt paqes dhe stabilitetit në gjithë Evropën sepse diçka e tillë nuk mund të arrihet pa ndikimin e Ballkanit Perëndimor. Për këtë arsye presidentja hungareze tha se do të ndihmonte për finalizimin e procesit të integrimit të Shqipërisë.

“Duam që ju, shqiptarët, t’iu përshëndesim si qytetarë të Bashkimit Europian sepse jo vetëm ju keni nevojë për BE-në por dhe ne hungarezët dhe gjithë kombet që janë anëtarë kanë nevojë për ju brenda BE-së,” – u shpreh presidentja hungareze.

Ndër të tjera ajo bëri thirrje dhe për ndaljen e emigracionit të paligjshëm, duke shtuar se ky është një problem i rëndë për mbarë Evropën.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka zbuliar arkitektin i cili është kontaktuar lidhur me ndërtimin në Zvërnec. Rama shkruan se arkiteti Dong...
16:48 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita në një deklaratë për mediat nga Korça ka folur lidhur me ngjarjen e rëndë ku humbi...
16:22 | 04/06/2026

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026