Programe të përbashkëta studimi mes Universitetit të Korçës dhe UPT

27 Tetor 2023 | 16:49

Universiteti i Korçës dhe Universiteti Politeknik i Tiranës kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi për programe të përbashkëta të studimit.

Programe që sipas rektorëve Dhimitër Bello dhe Andrea Maliqari synojnë ndërkombëtarizimin e këtyre dy universiteteve në programe të përbashkëta studimi.

Sipas rektorëve do të jenë grupet e punës ato që do të zgjidhin teknikisht gjithçka ka të bëjë me funksionim të ri.

Të dy rektorët kane bërë me dije se pjesë e këtyre programeve studimi nuk do të jenë vetëm studentë nga shqiptaria, por edhe me gjerë.

Po ashtu bëhet me dije se në përfundim të studimeve diploma do të jetë e dyfishtë.

Vetëm pak kohë më parë rektorati i universitetit te Korçës ka votuar për bashkimin e universitetit Fan Noli me atë të Tiranës, por pas reagimit të studentëve dhe pedagogëve gjithçka është kthyer mbrapsht. Tani është universiteti politeknik ai që vjen ne Korçë me programe te përbashkëta të studimit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026