Projektbuxheti i 2024/ Dorian Teliti: Çfarë po fsheh qeveria
Eksperti i ekonomisë pranë Partisë Demokratike ishte këtë të hënë në studion e Euronews Albania për të komentuar projektbuxhetin e 2024.
Ai tha se familjet me asistencë ekonomike do marrin po aq para sa kanë marrë edhe këtë vit, ndërsa ka renditur disa fakte, të cilat sipas tij qeveria po mundohet që t’i fshehë.
“Do jenë lekët e taksave apo lekë me format kredie, ua them unë, do jetë format kredie. Do merret kredi në emër të shqiptarëve, për të ndërtuar një port që ne e kemi sot, pse sepse portin aktual, qeveria ka vendosur t’ia japi në formatin klientelist një biznesmeni të huaj. Këtë duan ta fshehin.
Duan të fshehin rritjen e taksave, duan të fshehin aferën e bixhozit, çfarë duan të fshehin rritjen e të gjitha akzicave, faktin që ne jemi vendi i fundit në rajon edhe për vitin e ardhshëm për sa i përket subvencionimit të bujqësisë. Çfarë duan të fshehin këta, që lënë akoma në fuqi skemën vrastare të TVSH-së në bujqësi në hyrje-dalje, 0.20, që ka dërrmuar fermerin vendas dhe ka favorizuar vetëm disa importues?
Çfarë duan të fshehin, që shëndetësia është e nënfinancuar që vetëm 2.8 e GTP-së shkon për shëndetësinë, apo për arsimin që është vetëm 2.3? ju i mbani mend premtimet e famshme. Sot familja me katër veta, marrin 60 mijë lekë të vjetra, po aq do marrin vitin tjetër, asnjë qindarkë më shumë. Këto janë faktet që duan të fshehin”,-tha eksperti Teliti.
LEXONI GJITHASHTU:
“Nga kush distancohem prej protestave”, Flet avokat Matlija: Protagonizmi është i popullit!
“Mos merrni Ozempic pa recetë, vetëm me rekomandim”, mjekja: Do monitorim strikt
Astrofizikani flet për Euronews: Ju them ku janë alienët dhe sa mundësi ka që të prekin Tokën
- 22:24 Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’
- 22:16 Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
- 21:55 Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
- 21:45 “PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
- 21:28 Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 21:08 Kanosën gazetarin në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, procedohen penalisht dy persona