Prokuroria nuk filloi hetimin ndaj Autoritetit të Dosjeve, PL: Vendimi do ankimohet
Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili deklaroi se këtë të premte do të ankimohet në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë, vendimi i Prokurorisë për të mos filluar një hetim ndaj Autoritetit të Dosjeve.
Në një deklaratë për mediat, Vasili u shpreh se Prokuroria nuk ka respektuar asnjë nga detyrimet më themelore të ligjit, si në procedurë ashtu edhe në pëmbajtje.
“Ky vendim i Prokurorisë është nul, pasi nuk ka respektuar asnjë nga detyrimet më themelore të ligjit, si në procedurë, ashtu edhe në pëmbajtje. Mos fillimi i çështjes penale nga Prokuroria e Tiranës pa kryer asnjë hetim; mos dhënia e dokumentave avokatit nga Autoriteti i Dosjeve, në kundërshtim me ligjin; si dhe mos dhënia e dokumentave edhe nga vetë Kuvendi i Shqipërisë ndaj avokatit, tregon qartë kapjen totalisht për fyti të drejtësisë dhe gjithë institucioneve nga Edi Rama.
Ky vendim do të ankimohet në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe ankimi depozitohet sot në atë gjykatë. Kjo çështje do të ndiqet deri në fund, nëse është e nevojshme edhe në gjykatat ndërkombëtare”, theksoi Vasili.
Disa javë më parë, Prokuroria e Tiranës vendosi që të mos fillojë një procedim penal ndaj anëtarëve të Autoritetit të Dosjeve, pas kallëzimit të bërë nga kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta.
Përmes një njoftimi, Prokuroria bëri të ditur se duke nisur nga kallëzimi i Metës, por edhe bazën ligjore mbi të cilën ka operuar Autoriteti i Dosjeve, nuk ekzistojnë rrethanat e mjaftueshme për regjistrimin e procedimit penal, i cili lidhet me ekzistencën e figurës apo figurave të veprës apo veprave penale.
Ish-presidenti është politikani i lartë me inicialet I.M., që prentendohet se figuron në dosjet e Sigurimit të Shtetit.
Autoriteti i Dosjeve e përmend atë me emër dhe mbiemër në dokumentin që i drejtoi Kuvendit, ku i kërkon gjithashtu të ndryshojë ligjin, pasi sipas tij nuk mund të verifikohen figurat politike të verifikuara një herë nga komisioni Mezini e Bezhani.
LEXONI GJITHASHTU
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij
Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta