Protesta e fermerëve, Ministria e Bujqësisë njofton rritje fondesh
Pas protestës së fermerëve që u zhvillua këtë të martë para Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, ministri Andis Salla dhe ministri i Financave, Petrit Malaj, pritën një përfaqësi prej 15 fermerësh për të diskutuar shqetësimet e sektorit të blegtorisë.
Gjatë takimit u shqyrtuan çështjet që lidhen me subvencionimin, funksionimin e tregut, konkurrencën dhe standardet e produkteve. Ministria bëri me dije se, përmes Skemës Kombëtare të këtij viti, fermerët do të përfitojnë mbështetje të shtuar:
- Pagesa direkte për lopët nga 10,000 në 12,000 lekë
- Pagesa për të imtat nga 1,200 në 1,500 lekë
- Pagesa për koshere bletësh nga 1,000 në 2,000 lekë
- Mbështetje e re për derrin dhe reduktim i pragjeve minimale të përfitimit
Ministri Salla njoftoi se vlera totale e pagesave direkte për blegtorinë parashikohet të rritet nga 2.5 miliardë lekë në vitin 2025 në rreth 4 miliardë lekë për vitin 2026. Për herë të parë, fermerët prodhues të qumështit do të përfitojnë 10% të vlerës së faturave të shitjes, një mbështetje shtesë jashtë Skemës Kombëtare për të nxitur formalizimin dhe prodhimin vendas.
Në të njëjtën linjë, Ministria njoftoi se do të intensifikohen kontrollet mbi produktet e importit në pikat kufitare dhe do të nisë mbështetja për forcimin e kapaciteteve laboratorike, për të rritur standardet e sigurisë ushqimore dhe mbrojtjes së konsumatorit.
Ministri Salla theksoi gjithashtu se do të vazhdohet mbështetja e blegtorisë për të nxitur bashkimin e fermerëve dhe rritjen e cilësisë së produkteve.
Persona të maskuar si policë vrasin vëllain e bosit të drogës në Ekuador
Dosja “Aruba”, Gjiknuri padit për shpifje avokatin Llangozi: Të publikojë prova ose të dorëzojë licencën
Gjermani Dirk Schubel emërohet përfaqësues i posaçëm i BE-së në Kosovë
- 18:11 Kushner i bashkohet takimit të donatorëve të BE-së për Gazën, teksa Brukseli zbulon paketën prej 900 milionë €
- 18:07 GJKKO dënon katër të pandehur për korrupsion në zgjedhje, tre përfitojnë pezullim të burgimit
- 17:57 Sulmet ukrainase në Rusi! Putin: Hakmarrja jonë do të jetë disa herë më e fuqishme
- 17:54 Hetimi për korrupsion sjell një riorganizim të papritur të qeverisë së Zelenskyt
- 17:53 Berlini do të blejë 50,000 dronë sulmues për Kievin
- 17:51 Xabi Alonso dëshiron ta mbajë Enzo Fernandez te Chelsea