Kreu i OMONIA-s: Pushteti kërkon të na zhvatë pronat për klientët e vet

15 Gusht 2022 | 18:05

Përfaqësues i OMONIA-s, shoqatës që mbron të drejtat e minoritetit grek, Fredi Beleri thotë se vendimi i qeverisë për të shpallur zonë të mbrojtur nga Gjiri i Llamanit të Qeparo synon t’u grabisë pronat.

Për Euronews Albania, Beleri tha se mosregjistrimi i pronave në Himarë ka si qëllim që këto prona të zhvillohen nga bizneset dhe jo pronarët legjitim.

“Interesi i qeverisë është të marrë këtë pasuri dhe t’ia japë klientëve të vet, ose oligarkëve siç i thoni ju. Sistemi komunist u hoqi banorëve vendas pasurinë dhe pas demokracisë tokat akoma s’na janë regjistruar. Kjo është një ambicie e qeverisë që nuk fshihet, të mos marrin tokën e tyre pronarët legjitimë”, tha kreu i OMONIA-s.

Sipas krerëve të minoritetit grek, për këtë vendim ka pasur menjëherë ankesë edhe nga autoritetet e Greqisë, ndërkohë që sipas Dules dhe Belerit çështja do të shkojë në Gjykatën Ndërkombëtare të Strasburgut.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Iu gjetën 4 armë zjarri dhe municione në banesë, vihet në pranga 21-vjeçari në Shkodër

Një 21-vjeçar është vënë në pranga nga Policia e Shkodrës këtë të enjte, pasi në shtëpinë e tij, në fshatin Trush, iu gjetën 4 armë...
09:02 | 16/07/2026

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, PD vijon bojkotin

Kuvendi i Shqipërisë mblidhet sot në seancë plenare, e cila nis në orën 10:00 si zakonisht. Ashtu si seancën e shkuar mësohet se Partia Demokratike...
08:49 | 16/07/2026

PD mbyll procesin e ristrukturimit të partisë, zbardhen emrat e ekipit te ri drejtues

Partia Demokratike ka përmbyllur procesin e ristrukturimit të organeve drejtuese, duke zgjedhur tre nënkryetarë të rinj, Sekretariatin e ri dhe Komisionin e Apelimit. Komisioni Zgjedhor...
07:47 | 16/07/2026