Protesta para Bashkisë, Bardhi: Është qytetare, si do vijojë skenari

30 Prill 2024 | 19:20

Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka dhënë një deklaratë të shkurtër për mikrofonin e Euronews Albania, ndërsa ishte në protestën që u zhvillua para Bashkisë së Tiranës.

Bardhi theksoi se janë në një protestë qytetare duke shtuar janë qytetarët ata që do vendosin se di do vijojë tubimi.

Mes të tjerash Bardhi tha se nuk pati përplasje, por ndërhyri për të mos lejuar që një qytetar të arrestohet.

“Nuk e di nëse Veliaj është apo jo në Bashki, dhe ka zero rëndësi nëse është apo jo. Rëndësi ka që nuk duhet të jetë në bashki. Një person i kapur në flagrancë, në korrupsion. Përveç  aferës së incineratorëve të Tiranës kemi aferën e drejtorëve, në çdo vend normal do të duhej të kishte dhënë dorëheqjen. Fakti që fshihet pas pozicionit tregon situatën në të cilën ndodhemi. Ne këtu jemi në protestë qytetare dhe sigurisht që skenari është i tyre.

Nuk pati përplasje ishte një moment që donin të merrnin një qytetar dhe kam ndërhyrë që të mos arrestohet.  Ne nuk kemi betejë me punonjësit e policisë. Ky është vendi i çdo qytetari të lirë të këtij vendi. Ka ardhur momenti që të jenë qytetarët që të prijnë politikanët në protesta”-tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksidenti i 4 korrikut në Lezhë, ndërron jetë në Spitalin e Traumës 71-vjeçari

Ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës në Tiranë 71-vjeçari Preng Gjoka, i cili mbeti i plagosur rëndë pas një aksidenti rrugor të ndodhur mëngjesin...
10:24 | 28/07/2026

Incidenti me dokumentin e huasë 302 milionë dollarë, Sekretariati i Etikës përjashton Shehajn 60 ditë nga Kuvendi

Sekretariati i Etikës përjashtoi këtë të martë me 60 ditë nga komisionet parlamentare dhe seancat plenare deputetin Agron Shehaj, pas incidentit të djeshëm në zyrat...
10:11 | 28/07/2026

Meteorologia paralajmëron rikthimin e vapës ekstreme: Ja dita kur temperaturat do të arrijnë 42°C

Meteorologia e MeteoAlb, Lajda Porja, paralajmëroi se ditët e freskëta të javës së kaluar kanë marrë fund dhe se Shqipëria do të përfshihet sërish nga...
09:36 | 28/07/2026