Protestë dhe reagime për vdekjen e 7-vjeçares, 5 ngjarjet kryesore
4 Gusht 2022 |
14:38
‘Nuk e vrau varka, por shteti’, sot protesta për vdekjen e 7-vjeçares
Foto: Euronews Albania
Ditën e sotme në orën 19:00 është paralajmëruar zhvillimi i një proteste për vdekjen e 7-vjeçares në Himarë.
Protesta do të mbahet para Godinës së Ministrisë së Brendshme. Tubimi është njoftuar në rrjetet sociale, ndërkohë që dhe politikanë të opozitës kanë paralajmëruar pjesëmarrjen në këtë aktivitet.
Si i shpëtoi drejtësisë Tase, u hetua për lejimin e mbjelljes së kanabisit
Arjan Tase
Në prill të vitit 2021 Prokuroria e Vlorës do të kërkonte pezullimin nga detyra të 5 oficerëve të komisariatit të Himarë, ndër të edhe të drejtuesit të tij Arjan Tase.
Efektivi policisë, autor i tragjedisë në Himarë së bashku me 5 kolegë të tij u akuzua nga prokuroria për shpërdorim detyre.
Ata më veprimet dhe mos veprimet e tyre kishin favorizuar mbjelljen e 12 mijë bimëve kanabis në disa zona në fshatra të njësisë administrative Hore Vranisht.
‘Shkova si prind, si qytetar’, Gledis Nano në familjen e 7-vjeçares Avdia
Gledis Nano, drejtor i policisë
Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano ka shkuar të enjten për një vizitë në familjen Avdia, që dy ditë më parë humbi vajzën 7-vjeçare nga aksidenti tragjik në Himarë.
Në një prononcim për mediat pas vizitës së ngushëllimit në familje Avdia, Nano kërkoi të mos keqinterpretohej prania e tij, teksa theksoi se kishte shkuar pranë tyre si prind dhe qytetar.
Meta në familjen Avdia: Ministrat përgjegjës duhet të jepnin dorëheqjen
Ilir Meta e cilësoi papërgjegjshmëri dhe brutalitet të qeverisë ndaj qytetarëve tragjedinë e ndodhur 2 ditë më parë në Himarë ku një 7 vjeçare humbi jetën e goditur nga skafi që drejtohej nga ish-polici Arjan Tase.
Në një prononcim për mediat pas vizitës së ngushëllimit në familjen Avdia, kreu i Partisë së Lirisë u shpreh se të gjithë ministrat përgjegjës për zbatimin e ligjit duhet të kishin dhënë dorëheqjen ose duhet të ishin shkarkuar pas ngjarjes së rëndë.
Berisha në familjen e 7-vjeçares: Krimi u krye nga një njeri i qeverisë
Kryetari i PD, Sali Berisha në prononcim për mediat pas vizitës së ngushëllimit të familjen Avdia, e cilësoi ngjarjen një krim monstruoz të kryer nga një njeri i qeverisë.
“Ky akt u krye nga një njeri i qeverisë me një mjet monstruoz krimi, siç ishte skafi me 600 muaj fuqi”, tha Berisha.
Teksa e cilësoi këtë një krim qeveritar, kryedemokrati u shpreh kritik me qëndrimin e kryeministrit Edi Rama ndaj politikës dhe mediat që denoncoi krimin.
Partia Demokratike ka përmbyllur procesin e ristrukturimit të organeve drejtuese, duke zgjedhur tre nënkryetarë të rinj, Sekretariatin e ri dhe Komisionin e Apelimit. Komisioni Zgjedhor...