Protestë në ditën e Samitit, Boçi: Shqiptarët do dalin për problemet e tyre
Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi komentoi në një intervistë për Euronews Albania protestën e organizuar nga PD në 6 dhjetor, në ditën kur do të zhvillohet samiti BE-Ballkani Perëndimor.
Ai u shpreh se nuk ka një kundërvenie në aspektin që po bëjmë protestë, pasi po vijnë miq.
Boçi sqaroi se qytetarët do dalin në protestë për problemet e tyre, të cilat t’i dinë dhe ndërkombëtarët.
“Ndërkohë të organizojë protesta që janë kauza qytetare në bazë të problematikave. Politika nuk është komunikim në distancë. Samitet, organizimet e një niveli të lartë politik kanë në qendër problemet e shteteve të shteteve të caktuara që lidhen me zgjidhjen e problemeve të qytetarëve. Problemet e qytetarëve janë ato që janë, merren bruto në një protestë dhe zgjidhjet vijnë nga instrumentet politikë. Nuk shoh që ka një kundërvënie dhe duhet të heqim dorë nga komplekse të tilla, që në shtëpinë time vinë miq dhe në po bëjnë një protestë. Protesta nuk është një protestë reflektuese për ato problemet që kanë shqiptarët. Samiti ta gjykojë që qytetarët shqiptarët duan të hynë në Europë dhe ato procedurat të shkurtohen sa më shumë.”, u shpreh ai.
Sa i përket procesit të primareve në PD, ai u shpreh: “Në Elbasan primaret janë të zgjidhura, pasi jam vetëm unë kandidat, prandaj debati bëhet më shumë në qytete të tjera. Një parti e organizuar mundet të futet në një proces të brendshëm të rregullt”.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 09:57 U dënua për vjedhjen e 120 mijë eurove, Rozeta Dobi përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i Pojskës
- 09:51 Ushtria kolumbiane liron 39 persona të rrëmbyer nga rebelët, dy viktima dhe 5 të plagosur
- 09:46 Mundësi për një takim të ri me Trump, Netanyahu do të udhëtoj drejt Uashingtonit! Zbulohet arsyeja
- 09:36 SHBA vendos sanksione ndaj 50 individëve, subjekteve dhe anijeve të lidhura me transportin detar iranian
- 09:34 Lituania paralajmëron për sulme të mundshme ruse ndaj infrastrukturës, shtohen masat e sigurisë në pikat strategjike
- 09:23 Riaktivizohet zjarri në Novoselë, vijojnë përpjekjet për shuarjen e flakëve (VIDEO)