Protestë në Tiranë, qytetarët kërkojnë drejtësi për qentë dhe macet e helmuara

20 Nëntor 2025 | 12:54

Një protestë e veçantë u zhvillua këtë të enjte në Tiranë, ku dhjetëra qytetarë, aktivistë dhe vullnetarë marshuan në kryeqytet duke kërkuar drejtësi për qentë dhe macet që janë raportuar të helmuara gjatë ditëve të fundit.

Protestuesit ngritën alarmin për atë që e quajnë një praktikë të përsëritur, çnjerëzore dhe kriminale ndaj kafshëve endacake, duke kërkuar hetime dhe transparencë nga institucionet.

Gjatë marshimit, një qytetar iu drejtua edhe liderit të opozitës, duke i bërë thirrje të ndërhyjë për këtë çështje dhe të ushtrojë presion ndaj institucioneve përgjegjëse.

Aktivistët theksuan se prej vitesh në Shqipëri raportohen helmime, zhdukje dhe abuzime me kafshët, shpesh të kryera — sipas tyre — me fonde publike, por pa asnjë përgjegjësi ligjore.

“Kjo është një thirrje kombëtare për drejtësi dhe llogaridhënie,” u shprehën organizatorët, duke kërkuar reagim urgjent nga institucionet shqiptare dhe vëmendje ndërkombëtare për situatën.

 

Kërkesat e aktivistëve:

Ndalimi i menjëhershëm i helmimeve dhe çdo forme tjetër të zhdukjes së qenve endacakë në gjithë Shqipërinë.

Ndjekje penale dhe shkarkim nga detyra për çdo person apo punonjës shtetëror që abuzon me detyrën dhe kryen krime ndaj kafshëve.

Hetim nga SPAK për përdorimin e fondeve publike nga bashkitë për menaxhimin e qenve endacakë, si dhe transparencë mbi numrin e kafshëve të marra në strehëzat veterinare dhe fatin e tyre.

Përfshirja e strukturave të BE-së për forcimin e bazës ligjore dhe zbatimin real të ndëshkimeve, dhe jo ekzistencën e ligjeve vetëm “në letër”.

Angazhimi i organizatave dhe ambasadave të huaja në mbështetje të kauzës për mbrojtjen e kafshëve.

Akses i përditshëm për vullnetarët në Strehën Veterinare Tiranë dhe në çdo strukturë ku mbahen qentë endacakë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Shkodra pret më shumë turistë këtë vit”, gazetari: Rritje deri në 25% e vizitorëve

Gazetari Teodor Gjerga raportoi nga Shkodra për emisionin “Now me Erla Mëhillin” mbi ecurinë e sezonit turistik në këtë qytet dhe zonat përreth. Sipas tij,...
22:29 | 21/07/2026

Turizmi në Vlorë, gazetari: Protestat nuk ndikuan te pushuesit, Sazani dhe Karaburuni vijojnë me fluks

Gazetari Algert Harizaj foli në një lidhje të drejtpërdrejtë nga Vlora për “Now me Erla Mëhillin” në lidhje me sezonin turistik, ndërsa theksoi se protestat...
22:02 | 21/07/2026

Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)

Një stuhi e fortë ka përfshirë qytetin bregdetar të Vlorës mbrëmjen e kësaj të marte, në kulmin e sezonit turistik. Qyteti është përfshirë nga një...
21:44 | 21/07/2026