Protestë në Vlorë, qytetarët kundër projektit për sheshin e ‘Flamurit’
Qytetarë të Vlorës dhe përfaqësues të shoqërisë civile kanë vijuar të dielën protestën kundër projektit të qeverisë për sheshin e ‘Flamurit’.
Të mbledhur në orën 11:00 në shesh, ata kundërshtojnë ndërhyrjet në këtë zonë historike të Vlorës, pasi do të dëmtonin trashëgiminë kulturore të qytetit.
Ndërhyrja parashikon krijimin e një platforme rrethore dhe zhvendosjen e katër topave që simbolizonin katër vilajetet që përbënin Shqipërinë.
“Nëse nuk reagojmë identiteti ynë kolektiv humbet” tha një protestues.
Kjo është protesta e tretë për rikonstruksionin e sheshit, ku qytetarët kërkojnë të ruhet identiteti, raporton gazetarja, Ebrieta Macaj.
Aktivistë të shoqërisë civile thonë se do të kërkojnë ndihmën e një studioje ligjore për të përgatitur kallëzim në SPAK.
Sipas tyre, përveç dëmtimit të trashëgimisë kulturore kemi të bëjnë dhe me shpërdorim të fondeve publike.
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 15:55 Kreu i LDK-së thërret Kuvendin e jashtëzakonshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës
- 15:52 Protesta në Mallorca, dhjetëra mijëra njerëz kundër turizmit masiv
- 15:44 SPAK dërgon në gjyq 11 persona për trafik ndërkombëtar droge drejt Finlandës
- 15:44 Gashani: Nënshkrimi i marrëveshjeve me Francën, moment historik për Prishtina 2030
- 15:37 Gruaja e Peskov, Tatiana Navka kundërshton në gjykatë sanksionet e BE-së ndaj saj
- 15:30 Arabia Saudite rrëzon dronët e nisur nga Iraku drejt objekteve të saj të naftës