”3 javë shkollë para provimeve”, maturantja: Duhej lënë më shumë kohë

29 Prill 2020 | 14:31

Pas mbylljeve të institucioneve arsimore për shkak të COVID-19, vetëm maturantët do jenë ata që do të rikthehen në ambientet e shkollës për t’u përgatitur për provimet e maturës, ndërkohë që pjesa tjetër e nxënësve do të vijojnë mësimin online deri më datë 29 maj.

Por si është pritur ky vendim nga vetë maturantët? Klea Agalliu, nxënëse e gjimnazit “Sami Frashëri” në kryeqytet na shpjegon se vendimi i rikthimit në shkollë ndonëse në kushtet e distancimit social ishte i domosdoshëm.

“Mendoj që është një vendim tepër i drejtë, pasi ne maturantët kemi nevojë për mësime fizike në klasë, pasi mësimet online, janë të dobishme por nuk mund të them se janë shumë në favorin tonë”, shprehet maturantja Klea Agalliu.

Mirëpo Klea mendon se vetëm 3 javë shkollë nuk janë të mjaftueshme për t’u përgatitur siç duhet për provimet, të cilat vulosin edhe fatin e rrugëtimit për në universitet. “Për shkak se këto boshllëqe nuk mund të plotësohen për dy javë konsultime dhe mendoj që mbase një shtim akoma i javëve të konsultimeve ose një shtyrje pak e provimeve do ishte goxha ndihmesë për ne”, thotë ajo.

Klea rrëfen se Mësimi online për shkak të coronavirusit ka bërë që maturantët të përjetojnë ndjenja ankthi, ndonëse në provimet e tyre nuk do përfshihen mësimet e marra në kushte shtëpie.

“Nga ana psikologjike jemi goxha të rënduar si nga stresi ashtu edhe nga ankthi, sepse jo vetëm nga COVID-19 por edhe nga tërmetet ka pasur goxha shkëputje leksionesh duke bërë boshllëqe tek ne. Me të vërtetë mësimet në kushte shtëpie të mos mbetemi pas me ato leksione që nuk i kemi marë dor, por gjithsesi mund të them se nuk janë shumë produktive”, shprehet maturantja.

Teksa maturantët do duhet të përgatiten provimet që do i dërgojnë drejt profesionit të jetës, Ministria e Arsimit ka marrë vendimin që nxënësit që nga klasa e parë e deri në të 11-tën të mos rikthehen në shkollë për të mbyllur ciklin arsimor, por të vijojnë mësimin online. Për këtë vendim prindërit të pyetur nga Euronews Albania shprehën mendime të ndryshme.

“Vendim normal më duket është e natyrshme në këtë situatë, maturantët e kanë më të nevojshëm me thënë të drejtën.” “Të vënë maska, doreza, edhe të dëgjojnë, të vënë syze edhe të merret viti shkollor.” Fëmijët më të vegjël janë më të predispozuar për të mos i zbatuar rregullat, ndërsa ato e kanë urgjente duhet të mbërrijnë shkollën.”

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vala e të nxehtit në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë nxjerr masat për qytetarët: Ja çfarë duhet të bëni

Vala e të nxehtit që ka përfshirë Shqipërinë gjatë ditëve të fundit ka sjellë temperatura të larta në të gjithë vendin, duke ngritur alarmin për...
10:38 | 24/06/2026

Protestuesi Erlis Sina i përgjigjet Ramës nga protesta: Nuk mund të jemi miq

Protestuesi Erlis Sina, të cilit kryeministri Edi Rama iu drejtua këtë të martë me një mesazh publik, i ka kthyer përgjigje nga protesta. Gjatë fjalës...
20:16 | 23/06/2026

Dita e 24-t e protestës, publikohen 5 kërkesat kryesore të protestuesve

Në ditën e 24-t të protestës, një nga përfaqësuesit e saj deklaroi gjatë fjalimit se protestuesit po i kujtojnë kryeministrit pse janë në këtë protestë....
20:00 | 23/06/2026