PS kërkon përjashtimin e Bardhit dhe Balliut: Penguan zhvillimin e seancës në Kuvend

6 Mars 2026 | 17:13

Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste ka kërkuar këtë të premte masë disiplinore për deputetët e Partisë Demokratike, Gazment Bardhi dhe Klevis Balliu, pas incidentit që ndodhi gjatë seancës plenare ditën e djeshme.

PS akuzon deputetët demokratë për bllokimin e foltores dhe përdorimin e gjuhës fyese, duke ndërhyrë disa herë gjatë fjalës së kryetarit të grupit parlamentar të PS-së, duke krijuar kaos dhe duke penguar zhvillimin normal të punimeve të Kuvendit.

Në kërkesën e saj, PS kërkon përjashtimin e Gazment Bardhit nga komisionet dhe seancat plenare për 10 ditë për shkak të pengimit të zhvillimit të seancës dhe përdorimit të gjuhës fyese, ndërsa kërkohet përjashtimi i Klevis Balliut për 30 ditë për sjellje agresive dhe dëmtimin e pajisjeve të Kuvendit, përfshirë mikrofonin dhe sistemin e votimit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Kosova nuk hesht para gjuhës së urrejtjes”, depozitohet kallëzimin penal ndaj ministres serbe Paunoviç

Ministrja e Drejtësisë në Kosovë, Donika Gërvalla këtë të enjte përmes një postimi në “Facebook” ka njoftuar se kanë depozituar një kallëzim penal ndaj ministres...
15:34 | 16/07/2026

“Smart City”, Rama: Projekti nuk ndalet më, do të shtrihet në të gjithë territorin

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm këtë të enjte në Qendrën e Komandës dhe Kontrollit të projektit “Smart City”, ku deklaroi se siguria publike në...
14:31 | 16/07/2026

Rama dhe Lamallari në Qendrën e Komandës dhe Kontrollit të “Smart City”: Detekton rreziqet në kohë reale

Është prezantuar këtë të enjte Qendra e Komandës dhe Kontrollit, një nga komponentët kryesorë të projektit kombëtar “Smart City”. Në ceremoninë ku morën pjesë Kryeministri...
14:18 | 16/07/2026