PS merr Bashkinë e Rrogozhinës, Veliaj: Fitorja jonë e tretë në Tiranë

15 Maj 2023 | 09:01

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka reaguar pasi kandidati i PS-së Edison Memolla ka fituar bashkinë e Rrogozhinës.

Në  një postim që ka bërë në rrjetet sociale, Veliaj thotë se Rrogozhina është fitorja e tretë në Qarkun e Tiranës.

Ndër të tjera ai thotë se fituan me një grusht votash ndërsa nënvizoi se Memora do  u shërbejë 100% qytetarëve të kësaj Bashkie.

“Rrogozhina është fitorja jonë e tretë në Qarkun e Tiranës. Fituam me një grusht votash, por Edisoni do t’i shërbejë me dashuri e përkushtim 100% të qytetarëve të saj, siç ka bërë çdo ditë deri më sot.

Bravo atij dhe skuadrës, punë të mbarë nga sot për t’a çuar Rrogozhinën gjithnjë e më përpara. Përulësi e mirënjohje të jashtëzakonshme për qytetarët, që i dhanë sërish besimin e madh Partisë Socialiste.”- shkruan ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026