PS miraton e vetme nisjen e hetimit për Komisionin e “Sterilizimit”

25 Prill 2024 | 16:07

Anëtarët e mazhorancës në Komisionin Hetimor për Shërbimet Publike të Sterilizimit dhe Check up në Shëndetësi, vijuan mbledhjen e cila më herët ishte deklaruar e mbyllur nga kryetarja Albana Vokshi.

Anëtarët e mazhorancës në vijim të mbledhjes miratuan me 8 vota pro nisjen e hetimit parlamentar, si dhe miratuan kërkesat për marrjen e provave drejtuar institucionve sipas kërkesave të opozitës dhe mazhorancës.

Ky propozim, për fillimin e hetimeve ishte parashtruar vazhdimisht gjatë mbledhjes së sotme prej anëtarëve të mazhorancës, por u refuzua nga kryetarja Albana Vokshi dhe anëtarët e tjerë të opozitës.

Kujtojmë se mbledhja e sotme e Komisionit të sotëm Hetimor të Shëndetësisë u shoqërua me tensione të forta mes mazhorancës dhe opozitës.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Haxhiu shtyn njoftimin për seancën e parë të Kuvendit, afati kushtetues deri më 7 gusht

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se javën e ardhshme do të publikohet data dhe ora e mbajtjes...
12:02 | 17/07/2026

Shifrat/ Policia e Korçës bën bilancin e dy muajve, prioritet lufta kundër krimit dhe siguria gjatë sezonit turistik

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë dhe Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin kanë prezantuar këtë të premte bilancin e punës për periudhën maj-qershor 2026, në...
10:55 | 17/07/2026

Momente tmerri në Theth, guri bie mbi makinë dhe depërton brenda saj, turistët shpëtojnë për mrekulli (VIDEO)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të premte në Theth, por për fat të mirë pa persona të lënduar. Disa turistë të huaj kanë...
10:38 | 17/07/2026