English

“PS nuk ndërhyn te drejtësia”- Spiropali: Opozita me dy standarde për SPAK

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Këtë të hënë në parlament u diskutua rezoluta anti-korrupsion e paraqitur nga mxhoranca socialiste. Në fjalën e saj, ministrja e Shtetit për marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, e vuri theksin tek reforma në drejtësi dhe pavarësia e saj nga pushteti politik. Spiropali theksoi se PS as nuk ndërhyn as nuk e pengon punën e drejtësisë.

- Advertisement -

“Drejtësinë e bën një pushtet tjetër, duke garantuar ligjet, kushtet, klimën dhe duke garantuar mbështetjen e pakushtëzuar për të prodhuar drejtësi. Ne as nuk ndërhyjmë as nuk pengojmë. Kam brengë për një listë me politikanë dhe administratorë të dalë nga Partia Socialiste që tani ju duhet të përballen me drejtësinë,” tha ajo.

Gjithashtu, ajo akuzoi Partinë Demokratike për qëndrimet e dyanshme që mban kundrejt SPAK. Sipas saj, Partia Demokratike pret që SPAK të hetojë vetëm njërën anë, mazhorancën.

“Janë dy standarde për një hall. Ju i trokisni në derë SPAK-ut, i lini pirgje me dosje te dera, e lëvdoni dhe e nxisni të nxjerrë ujin e zi. Më pas e shpallni organizatë terroriste sa herë që hetojnë atë që është mbi ta. Domethënë atin e tyre të penxheres që vazhdon të kufizojë të gjithë ata që e ndjekin pas,” thotë Spiropali.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Altin Dumani paraqiti raportin e Prokurorisë së Posaçme, si e vlerësoni punën e SPAK për vitin 2023?
×