PS nuk përjashton nga grupi parlamentar Ornaldo Rakipin
Partia Socialiste nuk do e përjashtojë nga grupi parlamentar Ornaldo Rakipin me argumentin se përgjegjësia është personale.
Pas përfundimit të mbledhjes së PS-së, disa deputetë konfirmuan për gazetaren e Euroneës Albania, Eksiola Shehu se deputeti do të vijojë mandatin e tij pavarësisht se SHBA-ja ka ndërmarrë sanksione ndaj të atit.
“Nëse ka diçka që ne si familje politike dallohemi nga të tjerët është se kurrë nuk kemi përdorur standarde të dyfishta. Qëndrimi ynë është i njejtë gjithmonë dhe ne i respektojmë vendimet e Shteteve të Bashkuara, aleatit tonë strategjik,” – u shpreh Balla.
Deklarata e kreut të grupit parlamentar të PS-së sqaroi se ata mbështesin vendimin e SHBA-së për Aqif Rakipin, ndërsa i biri nuk ka pse të mbajë përgjegjësi për këtë.
Aqif Rakipi, ish-deputet i PDIU është në mesin e 7 personave të tjerë nga Ballkani Perëndimor të shpallur të padëshiruar.
Që prej 11 prillit ai bashkë me Ylli Ndroqin u futën në listën e zezë të DASH-it me argumentin se janë “kërcënim serioz për stabilitetin dhe demokracinë në rajon”.
LEXONI GJITHASHTU:
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 21:00 Avioni i cili ndryshoi rregullat e sigurisë së linjave ajrore. Gjenden pas 72 vitesh mbetjet e Clipper Endeavor
- 20:54 VIDEO/ Momenti i aksidentit tragjik në Unazën e Madhe, betoniereja përplas makinën dhe bie nga ura
- 20:42 Pas kërcënimit të Trump, Irani: Askush nuk do të shesë naftë nëse Teherani nuk mundet
- 20:19 Dita e 53-të e protestës, qytetarët ndalen në Kryeministri për të marshuar në rrugët e Tiranës
- 20:14 Mbi 3 mijë persona evakuohen nga zjarret që përfshinë Kanadanë
- 20:11 Presidenti i Nikaraguas: Nuk do të ketë më zgjedhje në vend