PS rrëzon kërkesën e PD për komisionet për çështjen McGonigal dhe zgjedhjet
Socialistët nuk kanë dhënë dakordësinë në konferencën e kryetarëve për ngritjen e dy komisioneve hetimore të kërkuar nga demokratët për çështjen McGonigal si edhe zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
Mazhoranca ka kërkuar që të ketë argumente shtesë, ndërsa vendimi përfundimtar do të merret në seancën parlamentare të 30 tetorit. Sa i takon mocionit me debat për Onkologjikun, socialistët kanë propozuar që ta bëjnë interpelancë duke lënë një afat 30 ditor.
Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla përmes një postimi në “X” shkruan se gjatë konferencës së kryetarëve ka shprehur dëshirën që të pranohet çdo instrument kontrolli parlamentar.
“Sot në konferencën e kryetarëve kam rishprehur qëndrimin dhe dëshirën tonë të pranojmë çdo kërkesë/instrument kontrolli parlamentar. Çdo kërkesë të bazohet në rregullat e gjithëpranuara nga ligji dhe vendimet e GJK, në fakte dhe grup-fakte, jo në thashetheme. Tung!” shkruan ai.
LEXONI GJITHASHTU:
- Gjekmarkaj: Parlamenti është marr peng, po i bëni atentat opozitës dhe shoqerisë
- Peleshi replika me Gjekmarkajn: Parlamenti shqiptar është ndër më liberalët në BE
Raiffeisen Bank Shqipëri vlerësohet me tre çmime nga Euromoney Awards for Excellence 2026
Rama: Nëse do të ishim lavatriçe parash të pista, nuk do të mbyllnim kapituj me Bashkimin Europian
“Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Rama: Programi më ambicioz i qeverisë për bizneset e vogla
- 20:02 Dita e 48-të, qytetarët vijojnë protestën para Kryeministrisë
- 19:42 Polonia përgatit ligjin për “gjendjen para luftës”
- 19:34 Cisterna e sanksionuar po rrjedh naftë pranë brigjeve të Omanit
- 19:25 Të shtëna me armë zjarri në Danimarkë, vritet një person. Plgoset polici dhe autori (VIDEO)
- 19:18 Raporti i KE për Shqipërinë: Korrupsioni mbetet shqetësim
- 19:18 Qeveria britanike merr vendimin: Nga prilli pijet energjike do të ndalohen për personat nën 16 vjeç