PS shpreson për konsensus, Gjiknuri për Euronews: Të mbajnë fjalën ndaj emigrantëve
Partia Socialiste e konsideron të kryer detyrën e saj me dorëzimin në Kuvend një drafti për rregullimin e Kodit Zgjedhor, në përputhje me vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Damian Gjiknuri, i besuari i Edi Ramës për këtë çështjeje, thotë se tashmë i takon opozitës, të tregojë në cilën anë është.
“Mundësitë janë aty, nëse duan që ta votojnë dhe flasin gjithë ditën për votën e diasporës, le të votojnë, nëse nuk duan pasta është çështje tjetër” tha Gjiknuri.
Edhe pse tryeza e dialogut dështoi, Gjiknuri deklaron se do të vijojë përpjekjet për dakordësi, por përjashton që të kërkohen vota individuale, kur PS ka nevojë për vetëm 2 kartonë jeshilë nga opozita.
“Ne do të bëjmë përpjekjet maksimale brenda mundësive demokratike që janë në kuvend, nëse nuk bëhet vend nuk është në tragjedi, kodi zgjedhor është në fuqi” tha ai.
Të bindur se zgjedhjet mund të bëhen edhe me ligjet që aktualisht kemi në fuqi, socialistët e sfidojnë opozitën se po bllokon votën e emigrantëve. Megjithëkëtë, drafti socialist nuk i lejon të gjithë emigrantët të votojnë.
“Definicioni anëtarë i diasporës, pra rezident me banim jashtë shtetit dhe që ka një kohë të caktuar, se nëse ne do të jemi pa rregulla fare, sistem kaotik fusim dhe turistët” tha Gjiknuri.
Propozimi i PS nuk reflekton rekomandimet e OSBE ODIHR, por vetëm dy vendimet të Gjykatës Kushtetuese, përfshirë edhe herësin, formulën se si një deputet fiton mandatin.
“7 mijë vota është tavan nuk është herësi real. Herësi real mund të jetë 5 mije vota dhe herësi mesatar në Shqipëri është 6 mijë vota” tha ai.
Tentoi të vidhte me thyerje një market në Krujë, shoqërohet në polici 14-vjeçari
Britania dënon deklaratat e ministres serbe për Kosovën: Të neveritshme dhe pa vend në shoqërinë e sotme
Rama dhe Lamallari në Qendrën e Komandës dhe Kontrollit të “Smart City”: Detekton rreziqet në kohë reale
- 09:53 Oficeri i policisë së Sarandës përplaset fizikisht me një grup personash, disa të shoqëruar
- 09:51 Oligarkët rusë zhvendosin dhjetëra miliarda jashtë vendit, teksa Kremlini shtrëngon kontrollin
- 09:43 Ende viktima të tjera nga tërmeti në Venezuelë, numri rritet në 4,930
- 09:41 Tre të vdekur, dhjetëra të plagosur dhe gjysmë milioni njerëz pa drita nga stuhia më e fortë në 20 vjet në Kili (VIDEO)
- 09:32 Zelensky flet për kabinetin e ri qeveritar: Detyra kryesore garantimi i sigurisë, do ketë ndryshime me partnerët
- 09:29 Kupa e Botës 2026, Shtëpia e Bardhë konfirmon praninë e Presidentit Trump në finale