Pse amerikanët luftojnë korrupsionin në Shqipëri? Ngjela tregon arysen
Avokati Spartak Ngjela u shpreh në një intervistë për Euronews Albania se amerikanët duan të luftojë korrupsionin në Shqipëri, pasi aleancën me vendin tonë e kanë të domosdoshme për zonën ku jemi vendosur.
Ngjela u shpreh se 97% e shqiptarëve janë pro-amerikanë dhe ky është një tjetër faktor që i shtyn SHBA-ta të kenë interes për vendin tonë.
“Çfarë e ka këtë qëllim politika amerikane kundër korrupsionit shqiptar? E keni vrarë mendjen? Pse është kaq i vendosur për t’i shkuar deri në fund? Aleancën me Shqipërinë e ka të domosdoshme për zonën. Të ka futur në NATO pa asnjë ushtar. Interesi ynë është shumë i madh dhe atyre i madh. Interesi i tyre nuk do ishte kaq i madh nëse nuk do t’i rezultonte që 97% e shqiptarëve janë pro-amerikanë”, u shpreh ai.
Gjatë bisedës Ngjela e quajti një lëvizje anti-europiane protestën e 6 dhjetorit.
“Kur je non-grata, nuk je i fortë”, u shpreh ai teksa komentoi Sali Berishën.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 22:19 Kina kërkon një qasje të re për zhvillimin global: OKB-ja të ketë rol më të fortë në koordinimin ndërkombëtar
- 22:18 “Po përpiqen të pengojnë marrëveshjen me Iranin”, JD Vance akuzon zyrtarë izraelitë
- 22:13 Sizmologu amerikan, që mbahet i ndaluar nga Kina për spiunazh
- 22:11 Goditja e dytë brenda pak muajsh për Giorgia Meloni
- 22:09 Vala e të nxehtit në Europë, mbi 12 mijë vdekje gjatë muajit qershor
- 22:08 Zjarret në Kanada, tymi përhapet deri në Amerikën e Veriut! Autoritetet nën alarm: Është ndotur ajri, qëndroni mbyllur