Pse Eva Hanku dhunon vetëm macet? Ja si e shpjegon psikiatrja Thoma

26 Korrik 2023 | 09:27

Psikiatrja Irena Thoma komentoi në një intervistë për “Good morning Albanians” në Euronews Albania rastin e një qytetareje e cila dhunonte vetëm macet. Sipas saj mund të bëhet fjalë për një çrregullim psikiatrik.

“Çrregullimet psikiatrike shfaqen në çfarëdolloj moshe. Nuk jemi të imunizuar. Të gjithë jemi të rrezikuar që në një moment të caktuar si ndikim i faktorëve të shumtë që mund të percipitojnë çrregullimin, mund të bëhet shkak për shpërthimin e sëmundjes mendore. Nuk e dimë në këtë rast nëse kemi sëmundje mendore apo jo, ajo duhet të vlerësohet, të bëhet një ekspertizë psikiatrike, por nëse rezulton e tillë nuk është ndonjë çudi pavarësisht se zonja është 46 vjeç,” – u shpreh Thoma.

Pak ditë më parë u bë shumë virale në mediat sociale rasti i një gruaje e cila dhunonte macen e saj. Pati shumë reagime publike dhe denoncime ndaj kësaj zonje dhe sipas qytetarëve ky është një rast i përsëritur, madje ka pasur edhe akuza që ajo i dhunon kafshët deri në ngordhjen e tyre, konkretisht macet.

Zonja në fjalë quhet Eva Hanku dhe është e njohur për komunitetin e zonës ku banon, te zona e njohur si “Frigoriferi”, në fillim të rrugës “Riza Cerova“.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson

Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në “Good Morning Albanians” në Euronews këtë të mërkurë, se zjarri i cili shkaktoi dëme të mëdha në Shëngjin...
08:53 | 31/07/2024

“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…

Gazetari Altin Mema tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se zjarri në Shëngjin mund të ishte menaxhuar më mirë pasi ai kishte nisur si...
08:23 | 31/07/2024

“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…

Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth përfitimeve që sjell...
08:03 | 31/07/2024