Pse fitoi Beleri e jo Dhima? Barka: Kush e ndihmoi kryetarin e zgjedhur të Himarës

10 Qershor 2024 | 20:17

Kryetari i zgjedhur i bashkisë së Himarës, Fredi Beleri është në mesin e fituesve nga lista e kandidatëve për eurodeputet, të Partisë “Demokracia e Re “ të kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis.

Në përfundim të votimeve të së dielës në Greqi për Parlamentin Europian, ai është renditur i katërti, mes 7 emrave që do të përfaqësojnë partinë e kryeministrit grek. Kjo është hera e dytë që zoti Beleri fiton zgjedhje, duke qenë në gjendje arresti.

Gazetari Panajot Barka tha në një intervistë për Euroness Albania se për fitoren e Belerit u angazhua e gjithë makineria e Demokracisë së Re, duke e mitizuar kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës si mbrojtës të të drejtave të minoritetit.

“Një nga arsyet pse Beleri u zgjodh është se për të u fol në emër të minoritetit grek dhe e dyta është si një mitizim i Belerit për të votuar në emër të minoritetit për të mundur Ramën, kjo i dha votën. E votoi populli grek, se nuk e dimë sa e votoi minoriteti. Kemi një mobilizim të madh të gjithë makinerisë së demokracisë së re për të fituar Beleri, kërkonin një dalje heroike nga ngërçi ku ishte. Po ta shohësh nuk u përkrah Piro Dhima, një personazh shumë i njohur”, tha Barka.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Nga kush distancohem prej protestave”, Flet avokat Matlija: Protagonizmi është i popullit!

Avokati Dorjan Matlija ka folur këtë të premte për Euronews Albania me moderatorin Ilir Kazaferi lidhur me protestën. Matlija ka folur për Euronews Albania një...
18:14 | 03/07/2026

“Mos merrni Ozempic pa recetë, vetëm me rekomandim”, mjekja: Do monitorim strikt

Në një lidhje live për Euronews Albania me Ilir Kazaferin, mjekja Albana Daka foli mbi përdorimin e ilaçit Ozempic, i cili është një ilaç që...
18:55 | 07/04/2026

Astrofizikani flet për Euronews: Ju them ku janë alienët dhe sa mundësi ka që të prekin Tokën

Astrofizikani Erald Buneli, në një lidhje live për Euronews Albania me Ilir Kazaferiun, u shpreh se teoria që alienët kanë mbërritur në Tokë nuk ekziston....
11:45 | 03/04/2026