Pse i është vënë mbrapa SPAK-u partisë së Tom Doshit? Karamuço apel Dumanit
Profesori i kriminalistikës Ervin Karamuço tha në emisionin Now në Euronews Albania se kreu i SPAK, Altin Dumani duhet të dalë në një deklaratë për mediat, ashtu siç premtoi, dhe të tregojë çfarë shkoi dhe çfarë nuk shkoi me task forcën për parandalimin e krimeve zgjedhore.
Sipas tij asnjë nga ato objektiva të parashtruara nga SPAK për krimet zgjedhore nuk u arrit, as premtimi i Dumanit se do ketë arrestime në flagrancë para zgjedhjeve.
“Dumani duhet të dalë të thotë çfarë shkoi keq dhe çfarë shkoi mirë në planin e masave të prezantuar që në janar. Ai ishte i vetmi që tha se do ketë arrestime në flagrancë para zgjedhjeve, kapja e e personave në flagrancë do shumë rrjet informativ gjë që këta menduan se do ta zbatonin por se bënë dot. Kemi filluar nga Shkodra, Malësi të Madhe, Tiranë, Elbasan, kemi në Korçë kontrolle, Fieri është i vetmi ku ndodhi një arrestim në flagrancë. SPAK është marrë vetëm me PSD e Tom Doshit, duhet ta sqarojë vetë Dumani pse”, tha ai.
Mimoza Ahmeti në “Za Fest”: Shkodra të sfidon me zgjuarsinë, kulturën dhe mençurinë e saj
Rrufeja godet tufën e deleve në Pogradec, ngordhin rreth 10 krerë
Kurti kundër rikthimit të gjyqtarëve e prokurorëve serbë: Largimi i tyre ishte akt politik
- 16:40 Mimoza Ahmeti në “Za Fest”: Shkodra të sfidon me zgjuarsinë, kulturën dhe mençurinë e saj
- 16:08 Rrufeja godet tufën e deleve në Pogradec, ngordhin rreth 10 krerë
- 15:55 Kurti kundër rikthimit të gjyqtarëve e prokurorëve serbë: Largimi i tyre ishte akt politik
- 15:52 Kongresmenët amerikanë duan ta zhvendosin samitin e OSBE-së nga Beogradi në SHBA
- 15:48 Shiste ora luksoze dhe bizhuteri të dyshuara të kontrabanduara, arrestohet pronari i një argjendarie në Lezhë
- 15:24 Zjarri në Cap Ferret, mbi 400 persona evakuohen me varka (VIDEO)