Pse nuk e takon Blinkeni? Basha: Marrëdhëniet me SHBA strategjike, nuk futen në…

15 Shkurt 2024 | 10:08

Kryetari i PD, Lulzim Basha komentoi sot në një deklaratë për mediat vizitën e sekretarit amerikan të shtetit në Tiranë dhe theksoi se marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe SHBA janë strategjike.

I pyetur nëse ishte i keqardhur që sekretari amerikan i shtetit nuk kishte planifikuar një takim me të si kreu i opozitës gjatë vizitës së sotme në Tiranë, Basha nuk u përgjigj drejtpërdrejtë por theksoi se marrëdhëniet me SHBA shkojnë përtej qeverisë dhe opozitës.

“Marrëdhëniet Shqipëri-SHBA janë strategjike. Ç’do të thotë që janë strategjike, për ta sqaruar për publikun. Ne e dimë se pa SHBA Shqipëria nuk bëhej anëtare e NATO-s, duke fituar privilegje që s’i ka gëzuar si komb, nëse sulmohet, pa SHBA Kosova nuk bëhej e pavarur. Marrëdhëniet strategjike nuk mund të futen në çorapet e pista të politikës së Tiranë, kalojnë përtej asaj që është qeveri dhe opozitë në emër të PD i uroj mirëseardhjen në vendin tonë”, tha Basha.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve

20 lekë të vjetra për kilogram. Ky është çmimi me të cilin fermerët e zonës së Muriqanit po shesin kastravecin, ndonëse në tregjet e vendit...
21:50 | 24/06/2026

Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka reaguar lidhur me protestën që po zhvillohet prej 25 ditësh në Tiranë, duke shprehur shqetësimin e...
21:39 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026