Pse nuk është gati lista e kandidatëve për deputetë? Si përgjigjet zëdhënësja e PD
Zëdhënësja e Partisë Demokratike Mirela Karabina tregoi në një intervistë për Euronews Albania pse lista e kandidatëve të PD për zgjedhjet e përgjithshme nuk është gati sot më 31 mars, siç ishte premtuar nga kreu i kësaj partie Lulzim Basha.
Sipas saj, kjo shtyrje lidhet me faktin se nuk ka përfunduar ende riorganizimi i brendshëm i partisë dhe për shkak të marrëveshjes së fundit mes Rithemelimit dhe PS që siç tha ka çoroditur më tej demokratët.
“Muaj më parë kreu i PD premtoi se do ketë lista në fund të marsit, por kjo nuk varet e gjitha në dorën e kryetarit, Basha e dinte. Në gjatë këtyre 2-3 muajve, menduam se një proces brenda partisë që do përfundonte në 31 dhjetor, e shtymë dhe s’e kemi përfunduar dot riorganizimin e partisë, në mbledhjen e kryesisë kemi shpërndarë kriteret formularët dhe puna ka nisur. Nuk duhet shkëputur nga konteksti, çdo lëvizje që bën mazhoranca dhe Rithemelimi pengon strukturat e PD. Pazari i fundit i Rithemelimit me PS shkakton lëkundje te demokratët, siç ka ndodhur në këto 2 vite në zgjedhjet e 14 majit. Nuk kam një datë fikse se kur do të dalë lista e deputetëve”, tha zëdhënësja e PD.
LEXONI GJITHASHTU:
- Bedri Hamza, kandidat i PDK-së për postin e kryeministrit
- Basha takim me Bourlanges në Paris: Biseduam për kërcënimet që po përballet Europa
Gazetari jep detajet: Ja skenari që pritet të ndodhë nesër në PD, kush ikën dhe kush vjen
Ministri Nufi zbulon kush e vendos datën për Samitin e NATO-s në Tiranë
Misioni në Gaza, ministri Nufi për Euronews Albania: Shqipëria do dërgojë oficerët e shtabit
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë