Pse Pavarësia e Kosovës u vendos në 17 shkurt? Ish-ministri zbulon arsyen

17 Shkurt 2026 | 10:52

Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, në një lidhje live për Euronews Albania, në 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, tha se zgjedhja e datës 17 shkurt si dita e shpalljes së Pavarësisë ishte rezultat i negociatave me partnerët e huaj, kryesisht partnerët amerikanë.

Ish-ministri tregoi se ka pasur përpjekje që data e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës të ishte në një datë me atë të Shqipërisë. Sakaq, ai theksoi se ka pasur edhe vende të cilat nuk kanë dashur dhe nuk e njohin edhe sot pavarësinë e Kosovës.

“Ka pasur negociata me partnerët tanë, kryesisht amerikanë, se kur duhet të ishte dita e duhur për marrjen e këtij vendimi historik. Meqë Rusia nuk ishte e përjashtuar nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së, ajo mund të ndërmerrte veprime që do të krijonin një situatë komplekse ndërkombëtare për Kosovën.

Nga ajo që dimë, duhej që dita të binte në një të diel. Mund të ishte ndonjë e diel tjetër, por në fund u vendos 17 shkurti. Në atë ditë u thirr në një kohë të jashtëzakonshme seanca e Kuvendit, dhe Kryetari dhe Kryesia e Kuvendit, me kërkesë të Kryeministrit Thaçi, ndërmorrën të gjitha përgatitjet e nevojshme dhe ndodhi shpallja e Pavarësisë së Kosovës.

Momentet e shpalljes së Pavarësisë mund të jenë pjesë e një procesi të gjatë historik, që mund të zgjasë shekuj apo dekada, por javët e fundit para shpalljes ishin dramatike. Kosova nuk bënë përjashtim as nga Shqipëria dhe as nga vendet e tjera, të cilat në një moment historik shpallën pavarësinë në orët e fundit, duke marrë parasysh rrethanat dhe arsye të ndryshme.

Ka pasur shtete që sugjeruan shtyrjen e shpalljes, si Spanja, e cila edhe sot nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, duke argumentuar se duhet të shtyhej pas marsit për shkak të zgjedhjeve në atë vend. Të gjitha këto ishin kërkesa dhe kundërshtime ndaj Kosovës, dhe ne u koordinuam me amerikanët për 17 shkurtin.

Ekipi i unitetit në atë kohë pati një debat të gjerë gjatë verës dhe vjeshtës së vitit 2007. Ka pasur përpjekje që data të përkojë me shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë, por kjo nuk ishte e mundur për shkak të mos përfundimit të procesit historik. Një pjesë e këtij procesi ishte e njohur në mesin e dhjetorit, kur ambasadorët e asaj kohe vizituan zyrat e presidentit dhe të kryetarit të Partisë Demokratike, Thaçi, i cili kishte marrë pjesë në zgjedhje dhe dihej se do të ishte kryeministër”, u shpreh Hoxhaj.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Parada shqiptare në SHBA! Gazetari Samarxhiu sjell detajet nga New York

Gazetari i Euronews Albania Thimi Samarxhiu në një lidhje live nga Nju Jorku ka sjellë detaje nga atmosfera e Kupës së Botës 2026 si dhe...
14:55 | 19/06/2026

Rikthehen masat ajrore nga Afrika, meteorologia: Temperaturat deri në 39°C në fundjavë

E ftuar në një lidhje live në Euronews, me gazetaren Esmeralda Mulaj, meteorologia Lajda Porja paralajmëroi për një valë të fortë të nxehti në ditët...
10:15 | 16/06/2026

Pjesë e grupit nismëtar për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, ish-kreu i KQZ-së shpjegon propozimin

Një ditë më parë, një grup aktivistësh të shoqërisë civile, pjesëmarrës së bashku me ish-kreun e KQZ-së, Kristaq Kume, dorëzuan në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve...
11:24 | 10/06/2026